LAJMI I FUNDIT:

Holanda do t’i japë Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë të dy miliardë eurove

Holanda do t’i japë Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë të dy miliardë eurove

Qeveria holandeze ka njoftuar se do të japë një ndihmë ushtarake shtesë prej dy miliardë eurosh për Ukrainën në vitin 2024.

Është pjesë e një pakete më të gjerë që Holanda do t’i ofrojë Ukrainës vitin e ardhshëm që përfshin 102 milionë euro fillestare për rindërtim dhe ndihmë humanitare.

Kjo do ta dërgojë shumën totale të ndihmës holandeze gjatë gjithë konfliktit në rreth 7.5 miliardë euro, tha Kajsa Ollongren, ministri holandez i Mbrojtjes, raporton skynews.


“Ajo që është më kritike për mua është se ne do të ofrojmë dy miliardë euro shtesë ndihmë ushtarake vitin e ardhshëm”, deklaroi ministrja.

“Kjo do të sigurojë mbështetjen tonë për Ukrainën dhe vazhdimësinë, e cila është kritike për ukrainasit”, shtoi ajo.

Mbështetja do të ofrohet bazuar në nevojat e Kievit dhe mund të përfshijë aftësi të avancuara të dronëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

Azia
Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Azia
Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën

Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën

Amerika
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Amerika
'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

Amerika
SHBA po harton plane për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Siria

SHBA po harton plane për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Siria

Botë
Kalo në kategori