Hoffman Stores vazhdon zgjerimin e dyqaneve në mbarë Kosovën duke hapur dyqanin e tij të 15-të në zemër të Fushë Kosovës, në rrugën Dardania.

Ditën e hapjes, atmosfera premton të jetë festive, ndërsa vizitorët do të mirëpriten me disa prej ofertave më të veçanta të vitit.


15% zbritje në të gjitha artikujt - vetëm ditën e hapjes - zbritja 15% aplikohet edhe në arkë si ekstra-zbritje

Për të shënuar këtë hapje të rëndësishme, Hoffman Stores ofron 15% zbritje në të gjitha produktet, pavarësisht kategorisë. Nga kujdesi personal te produktet e bukurisë, artikujt e përditshëm dhe brendet e njohura ndërkombëtare çdo blerje vjen me një përfitim real. Kjo zbritje e veçantë vlen vetëm gjatë ditës së hapjes, duke e bërë 28 nëntorin datën perfekte për blerje të mençura.

Zbritja 15% aplikohet në arkë si ekstra-zbritje dhe vlen edhe për produktet që janë tashmë me ulje.

Skin Test falas - analiza profesionale e lëkurës

Si pjesë e përvojës së hapjes, të gjithë vizitorët do të kenë mundësi të përfitojnë një Skin Test falas, një shërbim profesional që mat nevojat e lëkurës dhe ofron rekomandime të personalizuara. Ky test i avancuar u mundëson klientëve të kuptojnë më mirë gjendjen e lëkurës dhe të zgjedhin produktet më të përshtatshme për mirëqenien e tyre. Shërbimi është totalisht pa pagesë dhe i disponueshëm nga ora 11:00.

Përveç zbritjes dhe analizës falas, ditën e hapjes vizitorët do të priten me shumë shpërblime surprizë, ku përfshihen dhurata simbolike dhe aktivitete interaktive. Hoffman Stores ka përgatitur një festë të vërtetë për konsumatorët e parë të kësaj pike të re, duke e kthyer hapjen në një event që sjell gëzim, energji dhe vlerë të shtuar.

Andaj mos humbni hapjen e Hoffman Stores në Fushë Kosovë. Ju presin 15% zbritje, Skin Test falas dhe shumë shpërblime të tjera surprizë.