LAJMI I FUNDIT:

Historianët e Deçanit letër publike Veselit për mosvotimin e demarkacionit

Historianët e Deçanit letër publike Veselit për mosvotimin e demarkacionit

Lidhja e historianëve të Deçanit i është drejtuar me një letër publike, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga i cili kërkojnë që të mos ratifikohet marrëveshja për shënjimin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ata thonë se Komisioni Shtetëror i ngarkuar me këtë çështje ka bërë punë skandaloze, duke bërë që pika aktuale kufitare, cenon territorin e Kosovës. Sipas tyre, votimi i kësaj marrëveshje do të ishte i dëmshëm për vendin.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë


“I nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës se Kosovës, z.Kadri Veseli,

Siç është theksuar këto ditë, me 1 shtator 2016, Kuvendi i Republikës se Kosovës, i drejtuar nga ju, do të ketë në pikë të rendit të ditës, votimin e Marrëveshjes për Demarkacionin në mes të Republikës se Kosovës dhe Republikës se Malit të Zi.

I nderuar Kryetar Veseli,

Komisioni shtetërore i kryesuar nga ana e Murat Mehës, ka bërë një punë skandalozë ngase i ka ikur realitetit të vërtetë të vijës se kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo pikë kufitare për kilometra të tëra ka hyrë në territorin e Kosovës. Andaj, votimi i kësaj marrëveshje është shumë e dëmshme për Kosovën dhe qytetarët e saj të brezit kufitarë.

Nëpërmjet kësaj letre publike, do të donim të shprehim mendimin tonë, se kjo marrëveshje duhet të ndale dhe nuk duhet të votohet në Kuvendin e Republikës se Kosovës, dhe deputete të cilët janë të zgjedhurit e popullit nuk duhet të votojnë copëtimin e Kosovës.

I nderuar Kryetar Veseli,

Historia, na i ka mësuar gabimet tona. :

–          Mos të i harrojmë proceset e para me shumë se 100 viteve,

–          Mos të harrojmë Vendimet e Konferencës se Ambasadorëve në Londër me 1912-1913, dhe

–          Mos të harrojmë Vendimin e Kuvendit të Prizrenit të korrikut të vitit 1945, kur Kosova dhunshme ju bashkua Serbisë, ku ishin vet shqiptarët ata të cilët votuan dhe i quan gishtat që Kosova të mbetet nen Serbi.

Andaj, edhe votimi i Marrëveshjes për Demarkacionin në mes të Republikës se Kosovës dhe Republikës se Malit të Zi me 1 shtator të këtij viti, shumë kënd do të mund të hedhë në krahun e atyre që nuk e duan Kosovën shtete, në krahun e atyre që nesër historia do të i gjykoj dhe fëmijët e tyre do të turpërohen.

I nderuar Kryetar Veseli,

Ju i takoni brezit të cilët e keni  kapur pushkën dhe i keni dalë shpëtim këtij populli dhe kësaj toke. Ju lutemi që të përdorni autoritetin tuaj dhe të ndaleni votimin e kësaj marrëveshje.

Ju e keni në dorë fatin e këtij populli. Janë deputete tuaj ata që me 1 shtator 2016, do të tregojnë vetën se a janë ata të vërtetët që ishin, a janë ata veprimtarë e veprimtare të viteve ’90 të cilët të tubuar rreth lëvizje gjithë-popullore Lidhja Demokratike e Kosovës, krijuan kushtet që të ketë suksese edhe Lufta a lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo nuk është Kosova e Adem Jasharit, Luna Haradinajt, Sali Çekajt, Fehmi e Xheve Lladrovit, Mujë Krasniqit e shumë e shumë bashkëluftëtarëve të tjerë të cilët sot prehen të qete në altarin e lirës se Kosovës.

Në fund të kësaj letre publike, i nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës se Kosovës, përsërisim edhe një herë se kjo marrëveshje nuk duhet të miratohet, sepse me këtë do të tregohet se Kosova e mbron sovranitetin e saj”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori