Raste të përfshirjes së gazetarëve rusë në veprimtari spiunazhi, janë të njohura në të gjitha vendet e botës.
Agjencitë e inteligjencës së vendeve perëndimore kishin paralajmëruar se organizatat mediale nuk duhet të përjashtohen nga ligjet e ndërhyrjes së jashtme, për shkak se shërbimet ruse do të rekrutojnë edhe gazetarë për të shfrytëzuar boshllëqet e tyre.
Një rast i ngjashëm kishte ndodhur në Britani të Madhe në muajin nëntor të vitit 2018, kur një ekuipazh i televizionit rus u kapën duke spiunuar pranë selisë kryesore të Shërbimtit sekret të Mbretërisë së Bashkuar.
Gazetari rus Timur Siraziev dhe një kameraman u panë duke filmuar fshehurazi pranë rrethojave të sigurisë me tela gjemborë, 25 metra larg bazës së sigurisë së lartë “Brigada 77”, në Berkshire.
Tjetër rast kishte ndodhur edhe në Turqi në vitin 2020, kur dy spiunë rusë, të maskuar si gazetarë, u kapën në Stamboll afër një objekti që prodhonte dronë pa pilotë dhe automjete luftarake të armatosura.
Alexei Petrushko dhe kameramani Ivan Malyshkin, u arrestuan ndërsa ishin duke xhiruar pranë objekteve të mbrojtjes të kompanisë turke “Baykar.
Raste tjera kur gazetarët rusë u depërtuan dhe ndaluan në vende të ndryshme janë të shumta, kur autoritetet e sigurisë konsideronin se ata përbëjnë rrezik për siguritë kombëtare të vendeve të tyre.
Për shembull, gazetarja ruse Olga Kurlaeva është depërtuar nga Letonia në muajin janar të vitit 2018, me akuzën e rrezikimit të sigurisë kombëtare të Letonisë. Pas saj është depërtuar edhe bashkëshorti i saj, Anatoly Kuralev, me akuzën e njëjtë.
Me akuza të njëjta, edhe Moldavia kishte depërtuar gazetarin rus Anatoly Lyubimenko në vitin 2017.
Në të njëjtin vit dhe me akuza të njëjta, edhe dy gazetarë të tjerë rusë, Marina Safronova dhe Alexei Samolyotov, nuk u lejuan të hynin në territorin e Moldavisë dhe u deprtuan nga kjo e fundit.
Frekuentimet e gazetarëve rusë pranë zonave ushtarake ose zonave “të nxehta” nuk janë të rralla. Në tetor të vitit 2016, disa shtetas rusë, në mesin e tyre edhe Belous, janë ndaluar nga policia pasi u panë duke filmuar bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë. Ata janë prezantuar si gazetarë, pjesë e televizionit rus “Kanal 5” me seli në Shën Petersburg dhe kishin për qëllim realizimin e një filmi dokumentar mbi pasojat që sjell anëtarësimi në NATO i vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në të njëjtin vit, gazetari i njëjtë, Sergei Belous së bashku me gazetaren tjetër ruse Oksana Sazonova, u arrestuan në Kosovë me dyshimin se kishin hyrë ilegalisht në vend, derisa janë kapur duke filmuar kishat ortodokse serbe në Kosovë. Ata u gjobitën me nga 200 euro dhe u ndaluan të hynin në Kosovë për pesë vitet e ardhshme.
Pas përfundimit të afatit të ndalimit të hyrjes në Kosovë, Sergei Belous, përsëri ka tentuar të futet në Kosovë, së bashku me një gazetarë tjetër rus dhe bjellorus dhe se me vete kishin pajisje të dyshimta dhe se kishin qëllim infiltrimin në protestën e organizuar nga serbët në veriun e Kosovës, me qëllim të pengimit të zbatimit të vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me Serbinë për targat e automjeteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-96-780x439.jpg)
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
![I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-95-780x439.jpg)
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s
![Rrëzohet një aeroplan në Arizona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-98-780x439.jpg)
Rrëzohet një aeroplan në Arizona
![Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-97-780x439.jpg)
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
![Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-94-780x439.jpg)
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht