LAJMI I FUNDIT:

Historia e çuditshme e zhdukjes së ish-talentit të Barçës dhe Realit: Nuk e kërkonin më, raportohet edhe për vdekjen e tij

Historia e çuditshme e zhdukjes së ish-talentit të Barçës dhe Realit: Nuk e kërkonin më, raportohet edhe për vdekjen e tij

Emri i Jeffrey Hoogervorst nuk është aq i njohur për tifozët e futbollit në mbarë botën, por ai është një lojtar dikur shumë i talentuar, zhdukja e të cilit ka qenë një temë e rëndësishme në media prej vitesh.

Gazeta spanjolle Relevo ka publikuar një artikull për ish-futbollistin e talentuar që ka luajtur për ekipet ​​e të rinjve të Real Madridit dhe Barcelonës. Për shkak të dashurisë së tij për alkoolin dhe drogën, ai nuk debutoi kurrë në La Liga, por gjëja më interesante është se askush nuk e di se ku ndodhet sot.

Zhdukja e tij vazhdon prej vitesh. Edhe familja hoqi dorë nga kërkimi sepse ai nuk kishte kontaktuar me askënd që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit.


“Ne nuk kemi dëgjuar për të që para pandemisë së coronavirusit”, i ka thënë familja e tij mediumit Relevo.

I lindur në Amsterdam, Jeffrey Hoogervorst madje u stërvit me Pep Guardiolën. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet asgjë për të, përveçse ka kaluar disa kohë në burg për drogë. Madje kishte raportime se ai kishte vdekur, por u mohuan shpejt.

Ai u largua nga Holanda në moshën 18-vjeçare dhe u transferua në Spanjë për të përmbushur ëndrrën e tij për t’u bërë një futbollist profesionist. Sipas ish-trajnerëve të tij, ai ishte një “qendërmbrojtës brutal me një strukturë unike për moshën e tij”.

Ai luajti për Real Madridin si talent në brezin e ri me emra të mëdhenj si Dani Parejo, Borja Valera, Esteban Granero, Kiko Casilla, Adan dhe të tjerë.

Pas Realit, ai u transferua në Barcelonë dhe filloi të pinte atje. Ai nuk donte të humbiste asnjë natë pa dalë në një klub nate dhe aty filluan problemet. Holandezi filloi të vinte në stërvitje i dehur, madje doli edhe me Ronaldinhon.

Hoogervorst u bë baba në vitin 2009, dhe më pas u transferua në qytetin e Luanco, ku vazhdoi karrierën e tij, por në futbollin amator. Në të njëjtën kohë ai ishte futbollist, kamerier dhe recepsionist hoteli.

Holandezi e përfundoi karrierën e tij në vitin 2014 dhe për tre vitet e fundit askush nuk e di se ku ndodhet. Madje disa media njoftuan se ai kishte vdekur, por shumë shpejt e fshinë lajmin. E vetmja gjë që është e sigurt është se në vitin 2021 ai ishte në burg në Salamanca për shkak të problemeve me drogën.

Pas daljes nga burgu i humbin të gjitha gjurmët dhe duke qenë se nuk ka përdorur rrjetet sociale që nga viti 2018, është e pamundur të gjurmohet. Edhe miqtë që kontaktuan mediumin Relevo thanë se kishin hequr dorë prej tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

La Liga
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Serie A
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit

Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit

La Liga
Rashford i gatshëm të shkurtojë pagën për t'iu bashkuar Barcelonës

Rashford i gatshëm të shkurtojë pagën për t'iu bashkuar Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori