LAJMI I FUNDIT:

Historia dëshmon, skuadrat italiane më të suksesshmet në gjysmëfinale të LK (Foto)

Historia dëshmon, skuadrat italiane më të suksesshmet në gjysmëfinale të LK (Foto)

Skuadrat nga Serie A duket se janë më të suksesshmet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Spanja dominoi plotësisht në Ligën e Kampionëve në pesë vjetët e fundit me 10 skuadra në gjysmëfinale, transmeton ‘koha.net’.

Që nga sezoni 2010/11 gjashtë nga 20 skuadrat gjysmëfinaliste kanë qenë nga Gjermania, ndërsa Anglia ka pasur 3 skuadra në këtë fazë. Juventusi është skuadra e vetme italiane që ka arritur fazën e gjysmëfinales nga Serie A, që prej se Interi e fitoi titullin në sezonin 2009/10.

Pavarësisht pjesëmarrjes më të vogël, skuadrat italiane kanë pasur më së shumti sukses dhe janë kualifikuar për në finale me përqindje më të madhe se ligat tjera.


13 skuadrat që kanë arritur në gjysmëfinale që prej sezonit 1993/94, 76.9 për qind e pjesëmarrësve nga Italia kanë kaluar në finale.

Gjermania ka pasur tetë finalistë nga 13 gjysmëfinalist (61.5%), ndërsa Spanja 11 nga 24 (45.8%). Nëntë skuadra angleze janë kualifikuar për finale nga 20 sa ishin në gjysmëfinale (45%).

Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që në gjysmëfinale të jenë dy skuadra spanjoll, një gjermane dhe një Italiane në top-katërshe.

Në bazë të kësaj statistike, të publikuar në uebfaqen zyrtare të UEFA-s, del që favoritë janë Juventusi dhe Bayerni. Juventusi do të takohet me Realin, kurse Bayerni me Barcelonën. /Telegrafi/