Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, i doli në mbrojtje dukeshës së Sussex-it, për trajtimin e saj nga mediat britanike.
Në një intervistë të botuar në gazetën amerikane “The Sunday Times”, ish-zonja e parë, 71 vjeçe dhe vajza e saj Chelsea Klinton u pyetën për vendimin e Meghan dhe burrit të saj, Princ Harry për të ndërmarrë veprime ligjore kundër mediave britanike.
“Dua të them se mënyra si ajo është trajtuar është e pashpjegueshme”, tha ish- sekretarja e shtetit. “Nëse shpjegimi është se ajo është birakiale, atëherë turp për të gjithë”, shtoi ajo, duke theksuar se personalisht besonte se raca e Dukeshës së Sussex-it është “sigurisht pjesë e saj”.
“Ajo me krenari pati një karrierë të parë dhe ka një zë që ajo fatmirësisht vazhdon ta përdorë”, vazhdon më tej Chelsea Klinton.
Chelsea shtoi, “Unë nuk e njoh atë, por si dikush që e respekton atë, unë jam aq mirënjohëse që ajo vazhdon, dhe nuk është e padrejtë dhe po bën punë që ndjehet e thirrur të bëjë. Dhe nuk është e gatshme të ngacmohet”.
“Megjithëse ky veprim mund të mos jetë i sigurt, ai është i duhuri. Sepse frika ime më e thellë është historia që përsëritet vetë. Unë kam parë se çfarë ndodh kur dikush që unë dua komodizohet deri në atë pikë sa ata nuk trajtohen më ose shihen si një person i vërtetë”, tha Harry në deklaratën e tij më 1 tetor, duke evokuar kujtesën e nënës së tij të ndjerë, Princeshës Diana.
“Kam humbur nënën time dhe tani shoh që gruaja ime po bjerë viktimë e forcave të njëjta të fuqishme”, vazhdoi ai. “Ne falënderojmë publikun për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Është vlerësuar jashtëzakonisht shumë. Edhe pse mund të mos duket si kjo, ne me të vërtetë kemi nevojë për të gjithë ju”. /Telegrafi/