LAJMI I FUNDIT:

Hill: Shqipëria nuk donte të ishte një me Kosovën (Video)

Hill: Shqipëria nuk donte të ishte një me Kosovën (Video)

Ambasadori Christopher Hill ishte përfaqësuesi i parë diplomatik i SHBA në Shqipëri, pas 45 vjet izolimi të diktaturës komuniste.

Ai ndodhet në Shqipëri me rastin e ceremonisë së 25 vjetorit të rikthimit të personalit të Ambasadës amerikane në godinën që kishte shërbyer si seli diplomatike në vitet 1930.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Hill kujton kohët e shërbimit të tij në Shqipërinë e porsadalë nga diktatura, ndërsa duke folur për zhvillimet në Ballkan thotë se “është një proces ende papërfunduar”.


Ai ka qenë pjesëmarrës kryesor në disa ngjarje me rëndësi në Ballkan. Për atë se si e sheh Ballkanin sot, Hill shprehet: “Padyshim që Ballkani është një proces i papërfunduar, por mendoj se është bërë përparim”.

Kur përmend punën e tij në Shqipëri dhe më vonë në çështjen e Kosovës, thotë se ka kuptuar një gjë “më mirë se të tjerët”:

“Shqipëria nuk donte të ishte një vend me Kosovën; e kuptova se ishin dy vende me të ardhmen e vet. Asnjëherë nuk shqetësohesha si të huajt e tjerë mbi krijimin e Shqipërisë së Madhe”, tha ai. /VoA/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori