LAJMI I FUNDIT:

Hill: SHBA do t’i monitorojë nga afër zgjedhjet lokale në veri të Kosovës

Hill: SHBA do t’i monitorojë nga afër zgjedhjet lokale në veri të Kosovës

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i monitorojnë nga afër zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.

Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – do të mbahen të dielën, 23 prill.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po organizohen pasi kryetarët e këtyre komunave – nga radhët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – kanë dhënë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.


Hill ka thënë jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por edhe shumë shtete tjera besojnë se tani nuk është koha e duhur për t’i mbajtur zgjedhjet.

“Duke marrë parasysh që jemi në një moment kritik, në një moment shumë të rëndësishëm për dialogun, ne besojmë se të gjitha problemet duhet të zgjidhen përmes dialogut”, u ka thënë Hill gazetarëve në Beograd, transmeton REL.

Më herët gjatë ditës, i dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të njohin rezultatin e zgjedhjeve në veri të Kosovës, edhe nëse Lista Serbe i bojkoton ato.

Escobar: Me apo pa pjesëmarrjen e serbëve, SHBA do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve në komunat e veriut të Kosovës
Lexo po ashtu Escobar: Me apo pa pjesëmarrjen e serbëve, SHBA do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve në komunat e veriut të Kosovës

“Ne i kemi ftuar, dhe unë personalisht e kam ftuar Listën Serbe që të marrë pjesë dhe të mos heqë dorë nga ndikimi që mund ta ketë. Ata kanë vendusr të mos marrin pjesë. Mirëpo këto zgjedhje janë obligim kushtetues”, ka thënë Esbobar për Zërin e Amerikës, më 20 prill.

Lista Serbe, refuzon të marrë pjesë në zgjedhje, me arsyetimin se nuk i janë përmbushur dy kërkesa: formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe tërheqja e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Për dallim nga herët e kaluara, në këto zgjedhje votimet, përveçse në disa shkolla, do të mbahen edhe në kontejnerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori