LAJMI I FUNDIT:

Hijezimet për çdo ngjyrë të syve

Hijezimet për çdo ngjyrë të syve

Shpesh është vështirë t’i gjejmë tonet e ngjyrave të cilat iu përshtaten ngjyrës së syve. Prandaj, për çdo ngjyrë të syve kemi zgjedhjen e hijeve, që në mënyrë të përkryer i përshtatet çdo syri.

Se si mund ta bëni që secili sy të shkëlqejë me hijezimin e duhur, lexoni këshillën në vazhdim, transmeton Telegrafi.

Hijezimet për sy të kaltër 

Ngjyra terakotë nxjerrë në pah sytë ngjyrë kaltër. Hijezimi ngjyrë portokalli (korresponduese me të kaltrën), vërtet do të ndez pamjen tuaj. Që të theksoni sytë tuaj, zgjidheni paletën neutrale ngjyrën kafe, hijet rozë, pjeshkë dhe ari.

Shmangni hijezimin ngjyrën gjelbër dhe kaltër.

Këshillë: Gjithmonë përdorni ngjyra kontraste, tonet e mbyllëta (e zezë, kafe e mbylltë, e kaltër e mbylltë) dhe theksoni sidomos këndin e jashtëm të syrit.

Hijet e preferuara: koral, tonet e bakrit, portokalli, ari, bronzi, ngjyra bezhë, kafe, gri e errët.

Hijezimet për sy ngjyrë kafe

Nëse keni sy ngjyrë kafe, zgjidhni tonet e mbyllëta si, gështenjë, hiri të mbyllët, kaltër të mbyllët.

Shmangni hijezimet e zbehta, të çelëta dhe ngjyrat pastel. Këto theksojnë të bardhën e syrit që na bënë të dukemi më të “mërzitshme”.

Këshillë: Hijezimet mat, nuk preferohen. Përdorni nuanca me efekte metalike që syve tuaj u japin reflekse të ngjyrave të bukura(ari, bronz, argjend).

Hijet e preferuara: e kaltra e detit, gri e errët, rozë, bakri, bronzi, ari…

Hija e errët e gjelbër përgjatë vijës së qerpikëve dhe hija e lehtë e të gjelbrës mbi qepallë, do të ndriçojë pamjen tuaj, ndërsa hijet ngjyrë ari dhe bronzi do të theksojnë tonet e gjelbra dhe ngjyrë kafe, në sy.

Hija e errët ngjyrë vjollcë, për sytë ngjyrë kafe, është zëvendësuesi i ngjyrës së zezë, dhe gjithashtu ofron një kontrast të mrekullueshëm ndaj kësaj ngjyre të syve.

Hijezimet për sy të gjelbër 

Ngjyra ideale është jargavani dhe hijet e tij (kumbull, violetë, rozë…).

Shmangni: të kaltrën.

Këshillë: Për të theksuar shikimin tuaj të përkryer, hija e syve rekomandohet të jetë rozë pluhur apo me nuanca kumbulle.

Për mbrëmje: Jepi intensitet syve tuaj duke theksuar qoshet e jashtme me një rimel të errët (gri, kumbull, e kaltër e detit.

Hijet e preferuara: jargavani, ngjyrë kumbulle, violetë, rozë, e kuqe-kafe, vjollcë, bakër, etj.

/Telegrafi/