Është hedhur sot (e enjte) gjatë ditës shortin për çiftet çerekfinale të Carabao Cup apo e njohur edhe si EFL Cup ose Kupa e Ligës së Angli.

Gjatë të martës dhe mërkurës u zhvilluan ndeshjet e vlefshme për 1/8-tën e Carabao Cup, ku tetë skuadrat siguruan kalimin tutje.


Ndeshjet më interesante ishin ato në mes të Liverpoolit dhe Arsenalit, ku fituan Reds dhe ajo mes Chelsesat dhe Manchester Unitedit, ku fituan Djajtë e Kuq.

Sot gjatë mëngjesit është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale dhe tashmë janë mësuar katër çiftet.

Ndeshja më interesante e kësaj faze do të jetë ajo në mes të Aston Villas dhe Liverpoolit, ndërsa ndeshje e fortë pritet të jetë edhe Everton-Leicester City.

Klubet nga Mançester do ta kenë më të lehtë, pasi City është shortuar me Oxford United, ndërsa Unitedi me Colchesterin.

Çiftet cerekfinale të Carabao Cup Oxford United - Manchester City Manchester United - Colchester United Aston Villa - Liverpool Everton - Leicester/Telegrafi/

telegrafi sport app