Audienca kosovare, kryesisht ajo shqipfolëse, vazhdon të përballet me përmbajtje keqinformuese, të cilën po e konsumon përmes mediave sociale.
Çështjet që ndërlidhen me zhvillimet në veri të Kosovës, me futbollistët me prejardhje shqiptare në kombëtaren e Zvicrës, me mashtrime për tregime të trilluar rreth kërkesave për lidhje dashurie, ngjarje të ndryshime përgjatë zhvillimit të kampionatit botëror “Katar 2022”, komunat me shumicë serbe në Kosovë, ishin temat mbi të cilat u krijua përmbajtje keqinformuese për audiencën kosovare përgjatë muajit dhjetor të vitit 2022.
Këtë e bënë të ditur raporti monitorues që paraqet gjendjen e keqinformimit për muajin dhjetor të vitit 2022 tek përmbajtjet që ndërlidhen me Kosovën, bazuar në të dhënat e siguruara nga platforma për kontroll të fakteve – hibrid.info. Raporti është i ideuar nga platforma për kontroll të fakteve hibrid.info, pjesë e OJQ-së kosovare “Action for Democratic Society” (ADS) dhe mbështetët nga fondacioni amerikan “National Endowment for Democarcy” (NED) në kuadër të projektit “Promovimi i Gazetarisë Objektive dhe Luftimit të Dezinformatës”.
Të dhënat e monitorimit për muajin dhjetor të vitit 2022, tregojnë se publikimet me përmbajtje keqinformuese kanë marrë më së shumti vlerësime dezinformatë me 30%, pasuar nga kategoritë clickbait me 23% dhe përmbajtje e paverifikuar me 14%. Në kategorinë “Dezinformatë” kanë mbizotëruar keqinformimet në fushën e sigurisë, politikës, sociales dhe sportit për zhvillimet në veriun e Kosovës dhe keqinformime për futbollistët shqiptarë në kombëtaren e Zvicrës, të publikuara nga mediat serbe dhe nga mediat vendore / rajonale. Vlerësime “Clickbait” kanë marrë artikujt që kanë trajtuar tema sociale, politike e të sigurisë, për liberalizimin e vizave, veriun e Kosovës, etj. Artikujt keqinformues në këtë kategori janë publikuar nga mediat e Kosovës. Në kategorinë “Përmbajtje e paverifikuar” janë publikuar artikuj keqinformues në fushën e sportit, politikës, sigurisë dhe sociales nga portale të dyshimta dhe media vendore.
Temat që janë përdorur më së shpeshti për shpërndarje të artikujve keqinformues janë ato që ndërlidhen me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, me futbollistët me prejardhje shqiptare në kombëtaren e Zvicrës, me mashtrime për tregime të trilluar rreth kërkesave për lidhje dashurie, ngjarje të ndryshime përgjatë zhvillimit të kampionatit botëror “Katar 2022”, komunat me shumicë serbe në Kosovë etj. Këto publikime janë shpërndarë nga mediat vendore, rajonale, vendore / rajonale dhe portale të dyshimta. Monitorimi i të dhënave në baza javore dëshmon se, gjatë javës së parë të dhjetorit, temat kryesore ishin futbollistët shqiptarë në kombëtaren e Zvicrës me 42%, e pasuar nga artikujt për veriun e Kosovës me 17%; në javën e dytë të dhjetorit kanë dominuar veriu i Kosovës me 46% dhe kampionati botëror “Katar 2022” me 15%; gjatë javës së tretë të muajit dhjetor, kanë qenë zhvillimet politike e të sigurisë në veriun e Kosovës me 21%, pasuar nga liberalizimi i vizave dhe dënimi i ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, nga Gjykata Speciale e Hagës me 7% secila prej tyre; edhe në javën e fundit të dhjetorit, artikujt keqinformues për veriun e Kosovës kanë zënë vendin e parë me 41%, si dhe raportet Kosovë-Serbi dhe komunat me shumicë serbe me 6% secila prej tyre. Siç vërehet, fushat kryesore mbi të cilat janë publikuar artikujt me bazë keqinformuese janë siguria me 34%, fusha sociale me 23%, sporti me 20% dhe politika me 18%.
Gjatë muajit dhjetor, mediat reale kanë publikuar më shumë artikuj keqinformues me 57% kundrejt portaleve të dyshimta me 43%. Matjet nga monitorimi mujor kanë nxjerrë në pah se, prej mediave reale, mediat vendore kanë publikuar 50% të artikujve keqinformues, mediat rajonale 31% dhe nga kombinimi i mediave vendore / rajonale janë publikuar 19% e artikujve. Mediat vendore kanë shpërndarë artikuj në kategoritë clickbait, përmbajtje e pa verifikuar, dezinformatë dhe lajm i rremë që kanë trajtuar tema të sportit dhe sociale, ndërsa dukshëm më pak ato të sigurisë dhe politikës. Përkundrazi, mediat rajonale, kryesisht ato në gjuhën serbe, kanë publikuar më së shumti për fushën e sigurisë në pretendimet e tyre pa fakte konkrete për zhvillimet në veriun e Kosovës gjatë muajit dhjetor 2022. Edhe mediat vendore / rajonale kanë publikuar përmbajtje keqinformuese në fushën e sigurisë dhe politikës, në të cilat temë kryesore është veriu i Kosovës.
Institucionet kosovare të sigurisë ka qenë më të përfolurat këtë muaj lidhur me ngjarjet në veriun e Kosovës. Policia e Kosovës është më e përfolura nga mediat në gjuhën serbe, e cila pasohet nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Ndërkaq, personaliteti më i përfolur edhe këtë muaj është kryeministri Albin Kurti në kontekst të zhvillimeve në veri të Kosovës nga mediat serbe. Këto publikime të mediave serbe nuk janë të bazuara në fakte dhe e shtrembërojnë të vërtetën në raportimet e tyre për institucionet dhe personat e përfolur. /Hibrid.info/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës
VLEN: Fillon procedura për financimin e projekteve kapitale në komuna, janë ndarë 15 miliardë denarë
Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, qeveria zgjat afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të skaduara të identifikimit
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza
"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit
"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?