Jupp Heynckes ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kthyese të Bayern Munichut ndaj Real Madridit.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve e zhvilluar në Allianz Arena përfundoi me fitoren e Real Madridit me rezultat 1-2.


Por, trajneri gjerman Heynckes mendon se skuadra e tij di si të ngritet dhe pret efikasitet më të mirë se në ndeshjen e parë.

"Nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne, por edhe për kundërshtarët tanë", ka thënë fillimisht Heynckes në konferencë për shtyp.

"Skuadra ime e di si duhet të ngritet në këtë rast".

"Duhet të jemi më efikas se sa në ndeshjen e parë".

"Ne kemi shënuar shumë gola gjatë gjithë sezonit dhe shpresoj që mund të tregojmë efikasitetin që zakonisht karakterizon lojën tonë".

"Në futboll, vendosmëria mund të lëvizë malet", përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

telegrafi sport app