“Heshtje” në terrenin stërvitor të Real Madridit, lojtarët fillojnë të dyshojnë në sistemin e Ancelottit

Menaxheri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se ishte i lumtur të merrte fajin për humbjen e tyre në derbi ndaj Atletico Madridit, por kritikat ndaj tij kanë qenë mjaft të rënda.
Shtypi vendas e ka drejtuar me vendosmëri gishtin te Ancelotti si problemi më i madh, duke hedhur dyshime mbi ndryshimet e tij përpara ndeshjes dhe mbi organizimin e tij në përgjithësi.
Raportet e fundit thonë se Ancelotti ka humbur besimin e presidentit Florentino Perez dhe ata tashmë janë duke rreshtuar zëvendësuesin e tij këtë verë.
Sipas gazetës AS, po aq shqetësuese është se të hënën atmosfera në terrenin e stërvitjes Valdebebas ishte e pazakontë, pasi dyshimet rriten për sistemin e ri ‘diamant’ të Ancelottit, i cili deri atëherë i kishte sjellë Los Blancos një rekord prej 100 për qind fitoresh.
Përveç vetë formacionit, Real Madridi vazhdon të pranojë gola të hershëm, po përpiqet të ndikoj vetëm nëse Jude Bellingham është në fushë, dhe lojtarë si Fede Valverde dhe Rodrygo Goes po luftojnë të lulëzojnë në përbërjen aktuale.
Mediumi Relevo gjithashtu e mbështet këtë informacion, duke theksuar shumë të njëjtat çështje si pikat e grindjes me sistemin e ri të Ancelottit. Përveç kësaj, ata vënë në dukje dobësitë në mbrojtje, dhe faktin se jashtë Bellingham, pjesa tjetër e sulmit ka luftuar për t’u përshtatur.
🧐 El nuevo sistema de Ancelotti genera dudas.
Algunos veteranos advertían desde hace semanas las lagunas que aún tiene.
📌 Más adaptado a Bellingham pero perjudica a otros jugadores.@hugocerezo 🤝 @Santos_Relevo https://t.co/y1nZqfnZ37
— Relevo (@relevo) September 26, 2023
Ancelotti nuk është në ndonjë rrezik të menjëhershëm për shkarkim, kështu që ai do të ketë një shans për të provuar se sistemi i tij mund të funksionojë në ndeshjet e ardhshme, por italiani do të duhet të bëjë një rikthim nëse nuk dëshiron të rrezikoj të humbasë ndikimin në zhveshtore.
Një nga gjërat që ka funksionuar në favor të Ancelottit gjatë dy sezoneve të fundit ka qenë atmosfera e favorshme në zhveshtore, por kjo duket se është në pikëpyetje tani.
Duhet të theksohet gjithashtu se Real Madrid ka humbur vetëm një nga shtatë ndeshjet e para, duke fituar gjashtë të tjerat. Ndërsa performancat kanë qenë larg nga të qenit yjore, Los Blancos u mungojnë gjithashtu një numër titullarësh si Vinicius Junior, Eder Militao, Thibaut Courtois dhe Dani Carvajal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Ylli i Man United dëshiron të largohet në afatin kalimtar veror

Mbyllet me dy super gola pjesa e parë mes Real Madridit dhe Atleticos

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës