Lucas Hernandez ndoqi gjurmët e babait të tij Jean-Francois Hernandez, duke luajtur për Atletico Madridin, por ai aktualisht nuk ka asnjë lidhje me të dhe nuk e di sa a është gjallë apo çfarë bën.

Tani francezi ka kaluar te Bayern Munichu, ku ka rrëfyer fëmijërinë e tij dhe largimin e babait kur ai ishte fëmijë.


"Asnjëherë nuk e kuptuam pse u largua. Një ditë babai im u largua dhe ne kurrë nuk ditëm asgjë për të”.

Atletico de Madrid Supercopa de Europa Lucas Hernandez Futbol 330728109 93472264

"Asnjëherë nuk jam përpjekur të kontaktoj me të. Kur isha më i ri mendova se ku mund të jetë ai dhe do të kisha dashur të dija më shumë”.

"Jam i qartë tani pse u largua, sepse ai nuk na donte dhe nëse do të ishte kështu, atëherë është mirë që u largua”.

190701 hernandez fcb

"Tani kanë kaluar 16 ose 17 vjet dhe ne nuk kemi dëgjuar asgjë për të. Nuk e di ku është babai im, çfarë bën apo nëse është akoma gjallë apo jo", ka thënë mbrojtësi për DAZN.

Hernandez gjithashtu e vlerësoi nënën e tij dhe thotë se i detyrohet gjithçka asaj. /Telegrafi/

telegrafi sport app