Sfidat e qeverisjes së ardhshme më tepër do të lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare se sa me problemet e brendshme, thonë analistët politik.
Sipas tyre qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme duhet të fokusohet në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi.
Po ashtu, ata konsiderojnë se ekzekutivi i ri duhet të jetë shumë më stabil dhe me një përfaqësim prej më shumë se 75 deputetëve në kuvend.
Heqja e taksës dhe vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi është tema me të cilën qeverisja e ardhshme do të përballet që në fillim të mandatit.
Për këtë çështje është bërë e zëshme edhe ambasada e SHBA-vë në Kosovë, thotë njohësi i rrethanave politike Fadil Lepaja.
“Në fakt edhe sfida e qeverisjes së kaluar edhe e asaj që do të formohet pas zgjedhjeve është e njëjta, dhe ka të bëjë me tepër me marrëdhëniet ndërkombëtare sesa me problemet e brendshme që ka Kosova” Është sfida e dialogut dhe pengesat që janë vu në rrotëzat e mekanizmit të bisedimeve, qoftë duke e ndërruar subjektin, qoftë me përpjekje për me e ndërru subjektin, qoftë me përpjekjen për me e blloku procedurën për procesin e bisedimeve”, ka theksuar Lepaja për Radio Kosovën.
Qeveria e ardhshme, do të ballafaqohet me çështjen më kruciale në këto 20 vitet e pasluftës, siç është ratifikimi i marrëveshjes së mundshme Kosovë-Serbi, thotë analisti tjetër Fisnik Halimi.
Sipas tij për tu arritur kjo, do të duhej një qeveri stabile e cila arrin të ketë së paku 75 deputetë në Kuvend.
“Qeveria e ardhshme do t’i ketë së paku 75 deputetë të cilët vijnë nga 3 tabore të ndryshme dhe vetëm një qeveri e till do të mund të ishte e pranueshme për partnerët ndërkombëtar si dhe do të mund të kryente detyrat të cilat Kosova i ka përball në rrugën e saj,drejt subjektivitetit ndërkombëtar gjegjësisht drejt ulëses në OKB”, është shprehur Halimi.
Edhe Artan Muhaxhiri thotë se mbi qeverinë e ardhshme do të ketë presion ndërkombëtar pikërisht për çështjen e dialogut.
“Pritet që ndërkombëtarët të bëjnë presion shumë të madh në fituesin e zgjedhjeve, në mënyrë që të krijohet një qeveri stabile, e cila do të mund t’i çonte përpara disa procese, siç është vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe përfundimi i këtij procesi jashtëzakonisht të rëndësishëm. Për këtë arsye, pritet që të gjitha presionet që do të vihen në mandatarin e ardhshëm, të shkojë drejt krijimit të një qeverie stabile”, ka thënë Muhaxhiri.
Ndonëse nuk është përcaktuar ende fushata zgjedhore , partitë politike kanë nisur të kontaktojnë publikun dhe të shfaqin premtimet e tyre, por që asnjëra nga to, nuk është deklaruar se do të heq taksën ndaj Serbisë-kërkesë kjo edhe e bashkësisë ndërkombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Ramadani: ASH garanton stabilitet në qeveri, largimi do të impononte zgjedhje të parakohshme

“Drogë, armë zjarri, para e vetura të konfiskuara” – Policia jep detaje për aksionin në Prishtinë e Fushë Kosovë

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

"Drogë, armë zjarri, para e vetura të konfiskuara" - Policia jep detaje për aksionin në Prishtinë e Fushë Kosovë

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë