LAJMI I FUNDIT:

Hendboll, përzgjedhësi Ramadani: I kënaqur me fitoren, do të udhëtojmë në Izrael për fitore

Hendboll, përzgjedhësi Ramadani: I kënaqur me fitoren, do të udhëtojmë në Izrael për fitore
Foto: Kosovahandball.info

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani është shprehur shumë i lumtur për fitoren historike ndaj Izraelit.

Fitorja e së mërkurës ishte e para për Kosovën në kualifikime, djelmoshat tonë mposhtën Izraelin me rezultatin 27:24 në një ndeshje që e dominuan plotësisht.

“Me fitoren jam shumë I kënaqur. Është fitore e arritur falë angazhimit të madh të lojtarëve, që kanë luajtur me zemër. Gjithmonë kam besuar në mbrojtje, por këtë herë edhe sulmi ka funksionuar shumë mirë dhe ky është çelësi i fitores. Tani na pret ndeshja në Izrael dhe atje nuk do të jetë lehtë. Por, do të shkojmë për të përsëritur paraqitjen që e kishim këtu para tifozëve tanë”, ka theksuar përzgjedhësi Ramadani.


Edhe aloja Drilon Tahirukaj ka thënë se te fitorja kanë arritur falë angazhimit të madh.

“Kemi dal në fushën e lojës të përkushtuar për fitore dhe te ajo arritëm duke dhënë edhe atomin e fundit. Luajtëm me zemër dhe luajtëm për njëri-tjetrin. Falë angazhimit të madh arritëm të shijojmë këtë fitore historike”.

Edhe kampi izraelit kanë pranuar dominimin e Kosovës në ndeshje.

“Ishte një lojë e fortë, por Kosova u tregua shumë më e mirë se ne. Lojtarët e Kosovës u angazhuan jashtëzakonisht shumë dhe i përgëzoj për këtë. Ne kishim një paraqitje të dobtë dhe bëmë shumë gabime. Kjo na kushtoi me humbje. Deri të dielen do të mundohemi t’i përmirësojmë këto gabime në mënyrë që në Tel Aviv të kemi paraqitje më të mirë”, ka thënë përzgjedhësi i Izraelit, Oleg Boutenko. /Kosovahandball.info/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Liga e Kampionëve
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori