Hendboll, konkurrenca e femrave: Istogu kërkon titullin e parë, Vushtrria të kthejë atë

Kampionati i Kosovës në hendboll (femrat) po ashtu ka histori prej disa dekadave dhe ka patur momentet e lavdisë së madhe. Këtë edicion për titull të kampionit garojnë Istogu e Vushtrria, që takohen në finale të 'play-offit'. Ndeshja e parë luhet të mërkurën nga ora 18:00 në Pejë.
Istogu, klub i formuar në vitin 2004, po e kërkon titullin e parë në histori. Qyteti i Vushtrrisë duke përfshirë edhe fshatin e afërt të këtij qyteti, Samadrexhën, kanë traditë të gjatë e shumë të suksesshme në hendbollin e femrave.

Klubi nga Vushtrria në të kaluarën është quajtur Kosova, ndërsa ka fituar titullin e fundit në vitin 2009. Kosova e Vushtrrisë ishte kampione edhe në vitet 2008, 2005 e 2004 e po ashtu në vitin 1980.
I kemi të evidentuar kampionët te hendbollistët që nga edicioni 1971\1972, ndërsa kampionati është zhvilluar edhe në vitet 1960, 1961, 1962 e 1963 në formë të turneve - shkruan kosovahandball.info.
Kampionët e Kosovës në hendboll (femrat):
| 2017/18 | Shqiponja | Gjakovë | |
| 2016/17 | Prishtina | Prishtinë | |
| 2015/16 | Prishtina | Prishtinë | |
| 2014/15 | Kastrioti | Ferizaj | |
| 2013/14 | Kastrioti | Ferizaj | |
| 2012/13 | Kastrioti | Ferizaj | |
| 2011/12 | Prishtina | Prishtinë | |
| 2010/11 | Prishtina | Prishtinë | |
| 2009/10 | Prishtina | Prishtinë | |
| 2008/09 | Kosova | Vushtrri | |
| 2007/08 | Kosova | Vushtrri | |
| 2006/07 | Vicianet | Samadrexhë | |
| 2005/06 | Vicianet | Samadrexhë | |
| 2004/05 | Kosova | Vushtrri | |
| 2003/04 | Kosova | Vushtrri | |
| 2002/03 | Kastrioti | Ferizaj | |
| 2001/02 | Kastrioti | Ferizaj | |
| 2000/01 | Kastrioti | Ferizaj | |
| 1999/00 | Kastrioti | Ferizaj | |
| 1998/99 | / | Kampionati nuk u zhvillua për shkak të luftës | |
| 1997/98 | Samadrexha (kampion vjeshtorë) | Kampionati u ndërpre për shkak të luftës | |
| 1996/97 | Prishtina | Prishtinë | |
| 1995/96 | Vjosa | Shtime | |
| 1994/95 | Vjosa | Shtime | |
| 1993/94 | / | Nuk u zhvillua Kampionati fare | |
| 1992/93 | / | Nuk u zhvillua Kampionati fare | |
| 1991/92 | / | Nuk u zhvillua Kampionati fare | |
| 1990/91 | Trepça | Mitrovicë | |
| 1989/90 | Samadrexha | Samadrexhë | |
| 1988/89 | Elektroekonomia | Obiliq | |
| 1987/88 | Samadrexha | Samadrexhë | |
| 1986/87 | Prishtina | Prishtinë | |
| 1985/86 | Trepça | Mitrovicë | |
| 1984/85 | Deçani | Deçan | |
| 1983/84 | Deçani | Deçan | |
| 1982/83 | Prishtina | Prishtinë | |
| 1981/82 | Vëllaznimi | Gjakovë | |
| 1980/81 | Prizreni | Prizren | |
| 1979/80 | Kosova | Vushtrri | |
| 1978/79 | Trepça | Mitrovicë | |
| 1977/78 | Mokra Gora | Zubin Potok | |
| 1976/77 | Deçani | Deçan | |
| 1975/76 | Borci | Ferizaj | |
| 1974/75 | Ibri | Leposaviç | |
| 1973/74 | Trepça | Mitrovicë | |
| 1972/73 | Kosova | Prishtinë | |
| 1971/72 | Buduçnosti | Pejë |











































