Poezi nga: Jaime Sabines
Përktheu: Erion Karabolli
Hëna mund të pihet me lugë
ose çdo dy orë si një kapsulë.
Bën mirë si gjumësjellës e për t’u qetësuar
dhe po ashtu i shëron
ata që me filozofi janë helmuar.
Një copë hëne në xhep
është hajmali më e mbarë se këmba e një lepuri:
vlen për të gjetur atë që dashuron,
për të larguar mjekët e klinikat
dhe për të qenë i pasur pa e ditur tjetri.
Të vegjëlve si ëmbëlsirë mund t’u jepet
kur s’i zë gjumi i qetë,
dhe ca pika hëne në sytë e të moshuarve
ndihmojnë për një vdekje shpirtlehtë.
Poshtë jastëkut tënd
një gjethe të butë hëne vendos
dhe do të shohësh atë që dëshiron të shikosh.
Me vete mbaj gjithmonë një ampulë me ajër hëne
nëse mbytesh të duhet,
dhe çelësin e hënës jepua
atyre të burgosur e të zhgënjyer.
Për të dënuarit me vdekje
dhe për të dënuarit me jetë
me doza të përpikta e të matura
s’ka ilaç më të mirë se sa hëna vetë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama