Hellas Verona ka njoftuar tashmë se mesfushori i tyre Mattia Zaccagni është shëruar nga coronavirusi.

Klubi italian zbuloi se 24-vjeçari kishte rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 në mes të marsit, kur ai ishte tashmë në izolim si masë paraprake për shkak të ndeshjes së tyre kundër Sampdorias më 8 mars.


Zaccagni shënoi gjatë lojës, ndërsa më vonë Sampdoria zbuloi se disa teste pozitive rezultuan në mesin e lojtarëve të tyre.

Ai ishte lojtari i parë i Veronas që u gjet pozitiv për coronavirus dhe klubi sot ka njoftuar shërimin e tij në faqen e tyre zyrtare.

Mattia Zaccagni

“Hellas Verona njofton se, sipas protokollit, Mattia Zaccagni ka kryer një test diagnostik për coronavirus-Covid 19 në orët e kaluara”.

“Testi ishte negativ".

"Futbollisti është rikuperuar dhe nuk do t'i nënshtrohet më izolimit në shtëpi”, thuhet në deklaratë.

Zaccagni shënoi një gol dhe bëri shtatë asistime në 23 paraqitjet e tij në Serie A për Veronën këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app