“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë të ditur se ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projekt-ideja për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë.
Në një postim në Facebook, Balluku e ka quajtur “Hekurudha Kuq e Zi”, gjersa ka publikuar një video ku tregohet projekti.
“...lajmin e mirë se tashmë ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projekt-ideja për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë.
Raporti, i cili u prezantua nga Konsulenti në prani të skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria, tashmë i hap rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin dhe ekonominë e rajonit në tërësi.
Hekurudha Kuq e Zi!”, shkruan ajo. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























