I ftuar në emisionin “Weekend”, këngëtari Hekuran Krasniqi solli sërish nostalgjinë e hitit të njohur “Mandarina”.

Ai kujtoi periudhën pasluftës, duke theksuar se atëherë ekzistonte një energji e madhe tek njerëzit, si dhe një proces i shpejtë integrimi, me shoqërinë që e përjetonte fuqishëm ndjenjën e lirisë.


Krasniqi tha se kohëve të fundit është duke u përpjekur të përshtatet me rrethanat, duke nënvizuar se gjenerata e tij ka pasur gjithmonë një përgjegjësi të madhe ndaj punës së bërë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kënga ime është një material që jeton në treg. Më e rëndësishmja është që çdo gjë që krijohet të vijë nga ndjenja e vërtetë. Gjithmonë jam përpjekur të punoj në këtë frymë”, u shpreh ai.

Mes tjerash, Krasniqi theksoi se ka persona që me praninë e tyre thithin energjinë e të tjerëve dhe prandaj, sipas tij, duhet shmangur qëndrimi në ambiente të tilla.

Në fund, shtoi se arti vendor ka ‘emra të padiskutueshëm’, por sipas tij, formimi i tyre profesional ka ende nevojë të jetë më i qëndrueshëm.

Artisti nga Prizreni ka një sërë hitesh që këndohen edhe sot e mbahen në mend nga të gjithë. /Telegrafi/