Pas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka folur midis ministrave të mbrojtjes të NATO-s, shkruan Sky News.

“Udhëheqësit evropianë po i dërgojnë një mesazh të qartë Rusisë se tani është koha për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë”, tha ai në takimin në Bruksel, transmeton Telegrafi.


"Nëse kjo luftë nuk mbaron, nëse nuk ka rrugë drejt paqes në afat të shkurtër, atëherë Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët tanë, do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t'i imponuar kosto Rusisë për agresionin e saj të vazhdueshëm", shtoi ai.

"Nëse duhet ta ndërmarrim këtë hap, Departamenti i Luftës i SHBA-së është i gatshëm të bëjë pjesën e vet në mënyra që vetëm Shtetet e Bashkuara mund ta bëjnë", theksoi ndër tjera Hegseth.

Ai bëri të ditur se SHBA-të i shohin si penguesit më efektivë ndaj agresionit rus një NATO vdekjeprurëse, të aftë dhe të udhëhequr nga Evropa, dhe një ushtri ukrainase të besueshme luftarake, të aftë për të mbrojtur veten.

"Nën udhëheqjen e palëkundur të presidentit Trump, dhe në veçanti me aleatët tanë evropianë, ne do t'i japim fund luftës në Ukrainë. Lufta duhet të mbarojë", tha për fund. /Telegrafi/