Qëkur Donald Trumpi është zgjedhur president i ri i SHBA-ve, gjithnjë e më shumë hebrenj të New Yorkut kërkojnë nënshtetësinë gjermane. Shumë kanë të drejtë ta marrin, prandaj shohin një shans në të.
75 për qind e hebrenjve të SHBA-ve votuan në nëntor 2016 për Hillary Clintonin. Por, ajo humbi përballë Donald Trumpit, i cili ndër të tjera u dallua për retorikë nacionaliste. Që atëherë, numri i hebrenjve që kërkojnë nënshtetësinë gjermane në Konsullatën Gjermane në New York është shtuar.
Sipas nenit 116 të Kushtetutës Gjermane, mund ta marrin nënshtetësinë gjermane të gjithë ata të cilëve kjo nënshtetësi u është hequr midis viteve 1933-1945. Kjo e drejtë vlen edhe për pasardhësit. Në vitet 2014 dhe 2015 këtë të drejtë e shfrytëzuan përkatësisht midis 50 deri 70 hebrenj të New Yorkut – çdo vit. Vetëm në nëntor 2016 ishin 124 të tillë. Që atëherë, numri i aplikuesve është rritur vazhdimisht – në 235 në mars 2017.
Njëri prej tyre është Adam Bencan. Ai është nga Filadelfia, por ndërkohë jeton në New York, ku në janar 2017 aplikoi për nënshtetësinë gjermane. Për të kishte pasur më pak rëndësi situata politike, thotë Bencan. Ai ndihet i lidhur thellë me trashëgiminë gjermane të gjyshit të tij, të cilin, edhe në anglisht ai e thërriste me fjalën gjermane për gjysh “Opa”.
“Unë e doja nënshtetësinë gjermane për të mbyllur qarkun pas asaj që ka humbur atëherë gjyshi im”, tha ai.
Prandaj, dikur ai e përfytyron që njëherë në vit të jetojë në Gjermani. Fitorja e Trumpit ndoshta e ka përforcuar pak dëshirën e tij, thotë Bencan:
“Përballë ndryshimit të klimës politike ky moment mund të jetë më i afërt”, shton Bencan.
Edhe në vende të tjera në SHBA njerëzit u referohen paraardhësve të tyre gjermanë. Për Terry Mandelin nga Berkeley i Kalifornisë, shkaku për të aplikuar për nënshtetësinë gjermane është i qartë:
“Në 99 për qind ishte dëshira për të pasur një opsion, një rrugëdalje”, i shpjegon ajo. “Për mua kishte rëndësi që të kisha një plan B”.
Për herë të parë Mandel aplikoi për nënshtetësinë gjermane në vitin 2000, kur oresident u bë konservatori George W. Bush. Kur në shtator 2016 ajo shkroi një informacion për hebrenjtë, të cilëve u kujtohet nënshtetësia gjermane që u ka skaduar, ajo vuri re se i kishte skaduar pasaporta. Një ditë para fitores së Trumpit ajo kërkoi zgjatjen e pasaportës. Fitorja e Trumpit e bëri këtë hap më pas, “shumë më urgjent dhe më të rëndësishëm.”
Terry Mandel gradualisht po mësohet me mendimin që të shpërngulet në Gjermani – të paktën për një periudhë kohe:
“Jam e pavendosur”, thotë ajo. “Po në klimën e tanishme politike – në botë, në Evropë dhe në SHBA, Gjermania më duket më e sigurtë, më mikpritëse dhe më e hapur ndaj botës se shumë vende të tjera”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?