Miami Heat ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Boston Cetlics në finalen e Konferencës së Lindjës.

Ndeshje fantastike është zhvilluar në TD Garden, ku Heat triumfuan me gjashtë pikë epërsi.


Në fakt çereku i parë ishte vendimtar për fitoren e Miamit, pasi mysafirët e kryen atë me 21 pikë diferencë 18:39 duke e menaxhuar mjaftë mirë deri në fund epërsinë e krijuar.

Qendra e mysafirëve, Bam Adebayo ka qenë fantastik në këtë sfidë me 31 pikë, 10 kërcime, gjashtë asistime e katër topa të vjedhur.

Me pikë dyshifrore tek mysafirët dhanë kontribut edhe PJ Tucker (17), Strus (16) dhe fundori Kyle Lowry me 11 të tjera.

Jaylen Brown ishte i jashtëzakonshëm tek vendasit me 40 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

telegrafi sport app