LAJMI I FUNDIT:

Hearn: Karriera e Joshuas do të marrë fund nëse humb në prill

Hearn: Karriera e Joshuas do të marrë fund nëse humb në prill
(Foto: PA)

Eddie Hearn ka pranuar se karriera e Anthony Joshuas do të marrë fund, nëse ai e humb meçin e tij të radhës.

33-vjeçari pritet të kthehet në ring më 1 prill për një duel rikthimi në O2 Arena të Londrës.

Ish-kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda regjistroi dy humbje të njëpasnjëshme nga Oleksandr Usyk duke arritur në tri humbje nga pesë meçet e fundit (pasi ishte mposhtur edhe nga Andy Ruiz Jr në sfidën e tyre të parë).


Joshua dëshiron të shënojë një sfidë të madhe rikthimi që do ta kthente në formë dhe do t’ia kthente vetëbesimin.

(Foto: The Sun)

Mirëpo, presioni është shumë i madh mbi AJ, pasi nëse ai do të humbte nga një emër më i vogël, atëherë mund të shënojë edhe fundin e karrierës së tij.

“Shkon në atë meç në prill duke e ditur se humbja i jep fund gjithçkaje, vërtet. Do të ishte humbja e tretë radhazi, ndërsa një performancë spektakolare dhe një nokaut do t’i bënte të gjithë të thoshin: ‘Jemi rikthyer’”.

“Këtë mezi po e pres, sepse më pëlqen kur jemi të mbështetur me shpinë për muri. Jam i entuziazmuar. Jam vërtet i entuziazmuar. Tash jam më së shumti i entuziazmuar në rrugëtimin e Joshuas deri më tani”, ka deklaruar promovuesi i tij, Hearn, për iFL TV.

Boksieri nga Watfordi ka qenë i lidhur për një duel në muajin prill me ish-partnerin e tij të sparringut, Demsey McKean. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ancelotti e di se ku është pika e dobët e Atleticos - synon ta sulmojë sonte

Ancelotti e di se ku është pika e dobët e Atleticos - synon ta sulmojë sonte

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Arteta i ka kërkuar bordit të Arsenalit transferimin e top yllit të Bayernit

Arteta i ka kërkuar bordit të Arsenalit transferimin e top yllit të Bayernit

Premier League
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori