LAJMI I FUNDIT:

HBO konfirmoi se nuk do të ketë vazhdim të “Game of Thrones”

HBO konfirmoi se nuk do të ketë vazhdim të “Game of Thrones”

Nëse keni shpresuar se pas përfundimit të “Game of Thrones”, ku me episodin e fundit shumë fansa nuk janë ndarë të kënaqur, do të ekziston një vazhdim i serisë, kjo gjë u mohua nga televizioni kabllor amerikan, HBO.

Presidenti i kësaj të fundit, Casey Bloys tha në një intervistë për “The Hollywood Reporter” se nuk do të ketë asnjë vazhdim të historisë rreth “Game of Thrones”.

Seria e famshme televizive, bazuar në librin e George R. R.R. Martin dhe idrejtuar nga regjisorët, David Benioff dhe D. B. Weiss, ka përfunduar javën e kaluar, duke lënë shumë fansa të pakënaqur.


Për shumë njerëz që duan më shumë dhe shpresojnë për çdo vazhdim të tregimit, Bloys ka shuar ëndrrat e të gjithëve.

“Benioff dhe Weiss shumë kohë më parë e kishin marrë këtë vendim dhe gjithçka po shkon siç është planifikuar”, tha Bloys.

Kur u pyetur nëse ka ndonjë mundësi që të paktën figura Arye Stark dhe udhëtimi i saj drejt perëndimit të Westeros të kenë një vazhdim, Bloys ishte e qartë “Jo, jo, jo unë nuk dua që personazhet e mira të kësaj bote t’i dërgoj një botë tjetër, të cilën dikush tjetër do ta krijojë. Dua që kjo të mbetet një copë artistike që ata kanë”.

George R. R. Martin zbuloi se fundi i "Game of Thrones" në libër do të jetë më ndryshe
Lexo po ashtu George R. R. Martin zbuloi se fundi i "Game of Thrones" në libër do të jetë më ndryshe

Megjithatë, vetëm për shkak se historia për vazhdim është përjashtuar, nuk duhet të nënkuptojë se fansat nuk do të kenë vazhdime të “Game of Thrones”.

Bloys thotë se ekzistojnë edhe tri projekte të tjera, ku tifozët do të marrin tri pikëpamje më shumë nga bota e Martinit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Deshi të hidhte shampanjë në dasmë - momenti kur ish-banori i afrohet Loredanës dhe ia largon nga dora

Deshi të hidhte shampanjë në dasmë - momenti kur ish-banori i afrohet Loredanës dhe ia largon nga dora

Magazina
Joz Marku shihet për herë të parë në publik që nga sherri në Big Brother VIP Albania

Joz Marku shihet për herë të parë në publik që nga sherri në Big Brother VIP Albania

Magazina
“Oj nuse bre, ti kujton që kështu të duron Sebahati ty?

“Oj nuse bre, ti kujton që kështu të duron Sebahati ty?", Gjesti ngacmon Eglin në gjumë pas "martesës"

Magazina

"Gjesti është mjeshtër i dhunës emocionale, ka rrahur të gjithë” - Rasti i Jozit vazhdon të diskutohet ende me të madhe, në publik dhe medie

Magazina
Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

Magazina
“Mos u kthe pa kurorë” - mesazhi që Valbona Mhilli i la Gjestit në dasmë

“Mos u kthe pa kurorë” - mesazhi që Valbona Mhilli i la Gjestit në dasmë

Magazina
Kalo në kategori