Kanë mbetur edhe dy ditë afat kur pritet të hyjë në fuqi vendimi i propozuar i kryeministrit Albin Kurti për heqje të pjesshme të taksës ndaj produkteve nga Serbia dhe vendosjes së reciprocitetit.
Por për këtë ende nuk ka vendim qeveritar. Partneri kryesor i LVV-së në qeveri, Lidhja Demokratike e Kosovës është për largimin e kësaj takse sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lutfi Haziri, njëri nga zyrtarët më të lartë të LDK-së në një intervistë për Telegrafin me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka thënë se 15 marsi po afrohet dhe se është e mirë, e drejtë dhe e dinjitetshme me pas një vendim në kabinetin qeveritar.
Sipas nënkryetarit të LDK-së, kjo parti voton një vendim i cili ruan miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe jo opsione apo vendime tjera.
Telegrafi: A do të këtë marrëveshje ndërmjet partnerëve të koalicionit LVV-LDK sa i përket taksës për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina?
Haziri: Në fakt marrëveshja ekziston, por kërkesa e emisarit të veçantë ambasadorit Grenell për mos kushtëzim me masa tjera siç është reciprociteti ka sjellë një lloj konfuzioni në vendimmarrjen në republikën tonë. Besoj shumë që takimet intensive që i ka LDK në nivel politik dhe nivel institucional me kryeministrin do ta arrijnë me përballu krejt këtë situatë, në mënyre që të largohet tarifa sipas kërkesës së SHBA-së, e cila ka marrë rol të ri në udhëheqjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Telegrafi: LDK e ka dërguar në Amerikë të dërguarin e saj, z. Hyseni dhe kemi parë mesazhin amerikan sipas asaj që ka thënë z. Hyseni, por çka tash e tutje- si do veprohet nga data 15 mars nga partnerët qeverisës?
Haziri: Është mesazhi i njëjtë, nuk ka çka të shtohet më shumë, 15 marsi po afrohet, është e mirë, e drejtë dhe e dinjitetshme me pas një vendim në kabinetin qeveritar. LDK voton një vendim i cili ruan miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe jo opsione apo vendime tjera.
Telegrafi: A janë pajtuar LDK dhe LVV për mënyrën e menaxhimit të situatës së krijuar pas kërkesave amerikane për largim të taksës?
Haziri: Nuk kemi ne marrëdhënie të kryqëzuara në kabinet. Realisht ne jemi bashkuar për të dhënë shpresë këtij vendi për ndryshim dhe për stabilitet e qeverisje të mirë. Ndërsa, sa i përket sfidave dhe problemeve LDK insiston koordinim më të mirë institucional. Koordinimi më i mirë institucional është që çdo vendim sipas procedurave ligjore, sipas ligjeve në fuqi, sipas procedurave në vendimmarrje në qeveri, në kabinet të respektohet roli jonë dhe roli i partnerëve tjerë sepse nuk ka vendimmarrje të drejtë nëse nuk ka konsultime dhe shterje të nevojës me debatu deri në fund çështjet të cilat janë në interes publik. Bile, LDK rekomandon me dalë përtej partnerëve të koalicionit, nuk jemi të mjaftueshëm. Duhet edhe me opozitën me bisedu në mënyrë që më ardh në një qëndrim të përbashkët në interes të vendit.
Telegrafi: A mund të ketë mosmarrëveshje ndërmjet partnerëve në Qeveri edhe kjo të sjell edhe një krizë të re politike?
Haziri: Në parim, Qeveria funksionon në funksionin e saj ditor, kërkon koordinim. Mund të ketë tensione, nervoza të momentit, mos koordinime por në parim duhet me pas vullnet politik me shty agjendën përpara. Proceset nuk janë të lehta sikur kjo për largimin e tarifës, nuk ka qenë politikë as e LDK-së as e Vetëvendosjes, pse ka nevojë me shkaktu nervozë dhe tensione në raportet tona LDK-LVV, një politikë e cila s’ka qenë e jona. Dhe raportet speciale me SHBA-në, LDK i ka ndërtu, dhe është garantuese e saj dhe LVV është mirë që me kalu këtë rrugë, këtë urë që ne e kemi ndërtu duke respektu marrëdhëniet speciale që kemi ndërtu. Kështu që besoj në procesin e vendimmarrjes shpesh herë mund të ketë edhe tensione edhe nervozë, por ato përballohen me vullnet për t’i shtyrë proceset përpara.
Telegrafi: Për fund, më 15 mars janë zgjedhjet në Podujevë, kush do t’i fitojë dhe a ka ndikuar fushata atje në nivelin qendror?
Haziri: Nuk besoj që ka pas ndikim direkt….Podujeva besoj që ka më ruajt në vazhdimësi LDK-në si parti kryesore dhe zotëri Rudarin si kryetar. Ai ka shërbye si nënkryetar për disa vite, është emër i njohur dhe i respektuar, ai ka shërbyer edhe si drejtor edhe si veprimtar. Nuk besoj që Podujeva ndryshon ideologjinë rugoviane për një njeri të cilin e ka braktisë këtë ideologji dhe ideologjinë e llapjanëve në përgjithësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-numerimi-780x439.jpg)
Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës
![LDK e LVV](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lvv-ldk-1-780x439.jpg)
LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/uckkk-780x439.png)
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë
![NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-6-780x439.jpg)
NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike
![Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-5-780x439.jpg)
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate
![Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480161701_1037071128456018_2246888718518334382_n-780x439.jpg)
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara