LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Kurti synon të mbulojë skandalet e qeverisjes duke u marrë me Serbinë e Rusinë

Haziri: Kurti synon të mbulojë skandalet e qeverisjes duke u marrë me Serbinë e Rusinë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri kritikoi kryeministrin Albin Kurti, se po përpiqet të mbulojë skandalet e qeverisjes së tij, duke u marrë me Serbinë dhe Rusinë. 

Gjithashtu Haziri u shpreh se situata në Kosovë është shqetësuese, pasi sipas tij qytetarët tashmë ndjehen edhe të pasigurt.

“Ai po zhvendos gjithmonë vëmendjen tek problemet e tjera. Kosovën e kanë harruar. Këtë raport mundohet ta mbulojnë në situata ku diaspora mblidhet, ndërsa në Kosovë sillen si kosovocentrikë, dhe për të krijuar dallime brenda popullit tonë. Kjo tregon për një kamuflim të populist që jetojnë e mbijetojnë. Situata kur humbet besimi në institucione, fillon edhe degjenerimi dhe ky degjenerim përcillet me situata të frikshme”, ka thënë Haziri, për “Abcnews.al“.


Ai ka thënë se Kurti po përpiqet të mbulojë skandalet e qeverisjes së tij, duke u marrë me Serbinë dhe Rusinë dhe e ka cilësuar kryeministrin si një rrezik për Kosovën.

“Metodat e dhunës janë aplikuar në politikë. Në Kosovë është përdorur edhe zjarri, goditja e parlamentit me mjete të ndryshme. Kur ata besojnë te dhuna si mjet për të arritur qëllimet, atëherë dështon shteti. Këto simptoma janë shqetësuese dhe duhet veprim urgjent dhe duhet emëruar prokurori i shtetit, dhe kjo jo sipas kryeministrit, por të zgjidhet nga drejtësia”, tha ndër të tjera Haziri.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori