LAJMI I FUNDIT:

Haziri i kënaqur që Gjilani kalon në zonën e gjelbër sa i përket infektueshmërisë me CIVID-19

Haziri i kënaqur që Gjilani kalon në zonën e gjelbër sa i përket infektueshmërisë me CIVID-19

Me rangimin e ri të komunave nga Ministria e Shëndetësisë sa i përket situatës me COVID-19, Komuna e Gjilanit ka kaluar në zonën e gjelbër.

I pari i kësaj komune, Lutfi Haziri një shkrimi në Facebook, i është gëzuar lajmit që Gjilani ka kaluar në zonën e gjelbër, por ka bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm

“Lajmi i mirë është që nga sot Gjilani kalon në shkallën e gjelbër të emergjencave civile kundër pandemisë #COVID19. Gjatë ditës i kemi 18 të infektuar me virus dhe 11 të shëruar.


Gjendja e përgjithshme është si vijon: nga 8131 mostra, 3157 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 2960 janë shëruar, 96 e kanë humbur betejën me virusin, 90 raste janë aktive, 20 në hospitalizim dhe 91 mostra në pritje.

Ju lutem, respektoni masat e rekomanduara nga profesionistët. Me masa mbrojtëse, maske dhe distancë, ruhemi bashkë. Për #Gjilanin pa #COVID19!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ministria e Shëndetësisë bën rangimin e komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja me COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh./Telegrafi/