Niveli i ujit në liqenin akumulues në Përlepnicë, nuk ka ndryshuar as pas reshjeve të fundit, prandaj reduktimet sa i përket furnizimit me ujë të pijes do të vazhdojnë edhe më tutje, sipas orarit të deritashëm.
Kështu ka thënë sot kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit të rregullt javor të task-forcës komunale për menaxhimin e thatësisë, duke shtuar se gjendja është menaxhuar deri tani në mënyrë të drejtë falë angazhimit të përbashkët të grupit punues.
Sipas njoftimit për media Haziri ka thënë se kufizimet do të vazhdojnë dhe furnizimi i qytetarëve me ujë të pijes do të bëhet sipas planit të reduktimeve, derisa gjendja të mos përmirësohet. Ai ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në shfrytëzimin e ujit dhe të mos krijojnë rezerva të pa nevojshme, sepse gjendja është e menaxhueshme tani për tani.
“Ne e kemi miratuar edhe planin kontingjent për situata emergjente dhe kjo masë nënkupton furnizimin me ujë përmes formave alternative, por deri në këtë pikë nuk kemi arritur ende”, ka thënë kryetari Haziri, duke kërkuar njëherësh mirëkuptimin e qytetarëve në shfrytëzimin sa më racional të ujit.
Në njoftim thuhet se komuna e Gjilanit e ka ndaluar përdorimin e ujit nga ujësjellësi për nevoja dytësore, siç është ujitja e kopshteve, oborreve, larja e rrugëve e të tjera, ndërkohë që kryetari Haziri ka ndërmarrë një nismë për gjetjen e një zgjidhje emergjente sa i përket furnizimit të Gjilanit me ujë të pijes.
Kryetari Haziri ka thënë se jani në pritje të qeverisë për miratimin e planit emergjent të grupit të përbashkët punues, që ka një kosto prej 610 mijë euro, në mënyrë që të fillohet me shpimin e gjashtë puseve të reja, të cilat do ta injektonin rrjetin e ujësjellësit me sasi të reja ujit dhe do të ndikonin në zbutjen e gjendjes aktuale.
Sipas njoftimit për zgjidhje afatgjate, Haziri ka thënë se ne e mbështesin projektin e Kremenatës, respektivisht të Llapushnikut të Karadakut, derisa për projektin e madh të Lepencit, jemi duke punuar me Bankën Botërore.
Ndërkaq, drejtori teknik i kompanisë “Hidromorava”, Mumin Morina, i cili në baza ditore merret me menaxhimin e gjendjes, ka thënë se thatësia ka ndikuar sidomos në liqenin akumulues në Përlepnicë, ku niveli i ujit ka rënë ndjeshëm, përderisa në burimet nëntokësore në Velekincë, gjendja është më e mirë, por nuk është e mjaftueshme për t`i plotësuar të gjitha nevojat e qytetit për ujë.
Sipas tij, duhen resurse më të mëdha ujore për të zgjidhur këtë problem njëherë e përgjithmonë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri