Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur takimin me task-forcën për menaxhimin e thatësisë, ku është vlerësuar se gjendja me furnizim me ujë të pijes është e vështirë për shkak të konsumit të shtuar të ujit.
Sipas njoftimit për media, në këtë takim është konfirmuar se në bashkëpunim me Kompania Regjionale të Ujit “Hidromorava” dhe me institucionet që e monitorojnë shpenzimin, qytetarët e Gjilanit nuk do të mbeten pa ujë të pijes edhe nëse është i nevojshëm furnizimi alternative.
“Kishim takimin e përbashkët ndërinstitucional për të vlerësuar gjendjen me furnizim me ujë, ku është konstatuar se reshjet e fundit e kanë ndihmuar gjendjen e vështirë që kishim, por ende të pamjaftueshme për furnizim pa reduktime. Edhe më tutje apelojmë që shfrytëzimi i ujit të mos ndodh jashtë kritereve dhe kërkesave. Jemi në monitorim të vazhdueshëm me inspektorët komunal, zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe punëtorët e ndërmarrjes, dhe deri më tani nuk kemi shqiptuar dënime për këqpërdorim të ujit, përpos vërejtjeve që kemi dhënë në disa raste”, ka thënë kryetari Haziri.
Në njoftim thuhet se Haziri ka potencuar se në kuadër të furnizimit me ujë të pijes, ka filluar të shënohet rritja e konsumit dhe kjo është normale për shkak të ardhjes së bashkëatdhetarëve tanë, por i sigurojmë qytetarët se projektet e Komunës në rrjetin e ujësjellësit do të vazhdojnë sikur në lagjen “Skifter Arifi”, pastaj përfundimin e rrjetit në lagjen “Porodin”, do të vazhdohet me programin e rregullimit të rrjetit të kanalizimit në rrugën e Prishtinës tek aeroporti bujqësor dhe në lagjet e tjera.
“Uji është jetë dhe duhet ta ruajmë të gjithë bashkërisht deri në stabilizimin e gjendjes. Një lajm i mirë është se tashmë projekti për furnizim nga burimet alternative është dorëzuar në qeverinë e Kosovës duke marrë mbështetjen e ministrit të Financave Bedri Hamza, atij të ambientit Fatmir Matoshi dhe ministrit të zhvillimit ekonomik Valdrin Lluka dhe presim që shumë shpejt të aktivizohet fondi emergjent për Gjilanin”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.
Ndërsa në fjalën e tyre drejtori i KRU “Hidromorava”, Muhamet Suliqi dhe komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan, Alban Ramushi, kanë potencuar angazhimin maksimal për furnizim me ujë, me reduktime dhe gjendje gatishmërie edhe për furnizim alternative, sikur që kanë njoftuar për masat shtrënguese për ata që bëjnë keqopërdorimin e tij, duke shprehur falënderimin për mirëkuptimin qytetarë që po ndodh në këtë kohë të vështirë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa