LAJMI I FUNDIT:

Haziri apelon: Mos shko e as mos prano mysafirë edhe më tutje

Haziri apelon: Mos shko e as mos prano mysafirë edhe më tutje

Komiteti për menaxhimin e emergjencave për preventimin e përhapjes së COVID-19, ka vlerësuar gjendjen në 24 orët e fundit, në Komunën e Gjilanit.

Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka thënë se ekipet komunale dhe ato regjionale po i vizitojnë në vazhdimësi të prekurit, duke shtuar se gjendja e të prekurve është e mirë.

“31 familje i kemi në vetizolim, ndërsa një rast në Klinikën Infektive, I cili ka ardhur nga Suedia. Ndërkaq, mbrëmë jemi njoftuar që një qytetar i yni i kthyer nga SHBA, ka rezultuar pozitiv”, ka thënë Haziri, pas takimit, njofton Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.


Ai ka kërkuar nga qytetarët që ta shfrytëzojnë kohën e daljes, dy herë nga 120 minuta, por që kjo të bëhet me masa mbrojtëse.

“Mos jep e as mos merr shërbim pa dorëza e maska. Mos shko e as mos prano mysafirë edhe më tutje. Është e vërtetë se kjo situatë na ka lodhur të gjithëve, por nuk kemi alternativë tjetër, por kujdesit të shtuar”, ka porositur Haziri.

Ndërkohë, Haziri ka njoftuar se po vazhdojnë t’i mbështesin rastet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, me pako ushqimore e higjienike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori