Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencë për media, ka apeluar të gjithë qytetarët që të mos kenë panik, të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin jashtë sepse Gjilani dhe e gjithë bota është në luftë me të panjohurën.
Haziri ka thënë se janë duke bashkëpunuar me kryetarët e komunave të tjera, dhe bëri thirrje që të gjithë qytetarët të qëndrojnë brenda në shtëpi.
“Në vlerësimet e hershme të ditës së 18-të me përballjen kundër Covid 19, së bashku me ekipet e emergjencës nuk kemi asnjë rast të ri apo të dyshimtë lidhur me rastin e mbrëmshëm të Topanicës, në Kamenicë. Jemi duke bashkëpunuar me kryetarët e Komunave të regjionit, për të ndaluar kontaktet dhe kjo është arsyeja për të cilën ju ftojmë për vetpërmbajtje dhe qëndrim në shtëpi. Ju lutemi rrini në shtëpi, vazhdoni të qëndroni me familjet tuaja, kujdesuni për të moshuarit dhe fëmijët”, ka tha Haziri.
Po ashtu, kryetari i Gjilanit ka thënë se ndërrimi i orarit të lëvizjes, nuk do të thotë se qytetarët mund të lëvizin pa arsye nëpër rrugë dhe ua kujtoi të gjithëve se situata është serioze.
Ai tha se gjatë këtyre ditëve do tu bëhet edhe testi i tretë familjes Shaqiri, duke shpresuar se rezultatet do të jenë negative.
“Largimi i masës së kufizimit të lirisë së qarkullimit nga ana e qeverisë për të drejtën tuaj që të lëvizni nga ora 06:00 deri në orën 17:00, nuk do të thotë që duhet të dal çdo qytetar pa arsye në rrugë, trotuare dhe vende publike. Gjendja është serioze dhe duhet të kemi durim maksimal për shëndetin tuaj dhe të familjes. Do të bëhet edhe testi i tretë, këtyre ditëve në familjen Shaqiri dhe shpresojmë shumë që në kuadër të kujdesit që ne e kemi pasur të rezultojnë testet negative dhe ta përballojmë situatën bashkërisht”, ka potencuar ai.
Haziri ka konfirmuar se Komuna e Gjilanit së bashku edhe me të gjitha institucionet e shtetit, atyre të shëndetësisë, sigurisë, zjarrëfikësve, komisionit komunal dhe një numri të madh të zyrtarëve, është e përkushtuar dhe e gatshme për intervenim për të dhënë shërbime në çdo kohë.
Ai tha se edhe nëse është puna te dokumentet, do të përkujdesen që ato të shkojnë në shtëpi të gjithsecilit që i kërkon, duke i lutur kështun qytetarët të qëndrojnë brenda.
“Për çdo shqetësim lidhur me ndonjë përkeqësim shëndetësor apo për mungesë të ushqimeve, luten që të kontaktohen ekipet kujdestare në numrat 112, 192, 193 dhe 194 dhe do të ofrohet shërbimi i ekipeve tona në shtëpitë tuaja. Nuk keni nevojë të dilni nga shtëpitë sepse dokumentet që ju i kërkoni, ua sjellim në shtëpi. E gjithë kjo është duke u bërë që të jeni të sigurtë dhe po punojmë që ta ruajmë shëndetin tuaj. Në këto raste të vështira të pandemisë që është duke kaluar vendi ynë dhe gjithë bota, ne jemi të përkushtuar maksimalisht që askush të mos mbetet pa bukë në sofër”, ka apeluar Haziri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Andonovski: Maqedonia bëhet lider në shërbimet elektronike në Ballkanin Perëndimor

Tom Doshi flet pas daljes nga SPAK, shpreh mbështetjen për reformën në drejtësi

Pas një mosmarrëveshje me të dashurin e saj, ia vjedh armën dhe shkrep një fishekë në Prishtinë- gruaja dërgohet në mbajtje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri