Real Madridi do të komunikojë zyrtarisht transferimin e anësorit Eden Hazard brenda pak ditësh.

Reprezentuesi belg është lidhur që një kohë të gjatë me kalim te Real Madridi e tash pritjes duket se i ka ardhur fundi.


Ishte 28 vjeçari ai që u tha mediave se ai tashmë kishte marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Eden Hazard1 e1535003248848 Eden Hazard (Getty Images)

Më herët gjatë javës Diario AS raportoi se Chelsea po bëhet gati që të ulë çmimin që do të thotë se marrëveshja është në realizim e sipër.

Anësori kurrë nuk e ka fshehur pëlqimin e tij për Zinedine Zidanen dhe rikthimi i francezit në stolin mbretëror ka qenë kyç që ai të marrë vendimin. /Telegrafi/

telegrafi sport app