Hazard shënoi gol, por një tifoz i West Hamit hyri në fushë për ta sulmuar (Foto/Video)

Festa e Eden Hazardit pas golit të shënuar ndaj West Hamit mund të mos shkonte si është më së miri.
Eden Hazard shënoi golin e parë të ndeshjes duke kaluar Chelsean në epërsi në njërin nga derbit londinez, atë ndaj West Hamit.

Megjithatë, festa e golit të tij mund të përfundonte si është më së keqi, transmeton Telegrafi.

Kjo pasi një tifoz i frustruar i vendasve hyri në terren për ta sulmuar dhe për t'i qëruar hesapet me yllin belg.

Por, sigurimi i ndeshjes ndërhyri shpejt dhe nuk lejoi që të eskaloi situata. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































