LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Vizita e Kurtit në SHBA do të jetë e gjatë

Haxhiu: Vizita e Kurtit në SHBA do të jetë e gjatë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Vizita e Kurtit do të jetë e gjatë”, ka thënë ajo, gjersa ka theksuar se për prioritet Kosova do të ketë lobimin e raporteve me shtetet mbështetëse.

Haxhiu ka thënë se Kosova është më se e vetëdijshme për rolin destruktiv të Serbisë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.


E ftuar në Debat Plus, ministrja Haxhiu, ka thënë se deklaratat e  presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë qenë aspak befasuese, sepse tashmë, ajo pretendon që Kosova është familjarizuar me një veprim të tillë nga ana e Serbisë.

“Jemi të vetëdijshëm për rolin destruktiv të Serbisë”, ka thënë Haxhiu, gjersa ka shtuar se pavarësisht veprimeve të pritshme të Serbisë, Kosova duhet të fuqizojë pozitën e saj ngase nuk është parë asnjëherë më serioze sesa tani.

Sipas Haxhiut, periudha e marrëveshjes e cila pretendohet të jetë shkelur nga Kosova, tashmë ka skaduar duke qenë se ishte marrëveshje një vjeçare e që datonte që nga koha e ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit.

Vuçiq për mediat serbe kishte thënë se me këtë iniciativë të marrë së fundi, Kosova ka shkelur marrëveshjen e Washingtonit, edhe pse siç dihet se pika që i referohet kryeministri serb ka skaduar vitin e kaluar.

Ndikues tjetër drejt synimit të Kosovës, sipas Haxhiut, është edhe Rusia.

“Rusia ka humbur rolin e saj”, ka thënë ajo, gjersa ka theksuar se fuqizimi i dikurshëm i saj si një ndër vendet anëtare, do të kishte ndikim në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Megjithëse Kosova ka shtete mbështetëse dhe në të njëjtën kohë, edhe shtete të cilat nuk e njohin, Kosovës i duhet dy të tretat e votave për të qenë një ndër vendet anëtare.

Me formimin e Qeverisë Kurti në shkurt të vitit 2020, Albulena Haxhiu ishte emëruar si Ministre në Ministrinë e Drejtësisë të cilën e ka udhëhequr deri në qershor të po atij viti. /Portali D/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori