Qeveria ‘Kurti 2’ pritet që të betohet para deputetëve të Kuvendit të Kosovës deri në fund të këtij muaji. Lëvizja Vetëvendosje, që e vetme siguroi 58 mandate, ka nisur komunikimet me subjektet e komuniteteve pakicë jo serbe për të siguruar 61 votat e nevojshme, ndonëse dy deputetë tashmë kanë shprehur publikisht gatishmërinë për të votuar qeverinë e re.
Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një intervistë për KosovaPress, beson se presidentja në detyrë Vjosa Osmani nuk do të humbasë kohë dhe do të thërrasë seancën e parë të legjislaturës së tetë e gjithashtu do të caktojë mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të LVV-së, që në këtë rast do të jetë Albin Kurti.
Haxhiu tha se situata me pandeminë por edhe zgjedhja e presidentit janë arsye që institucionet të formohen sa më shpejtë.
“Unë nuk besoj që do i konsumoj të gjitha këto 30 ditë (afate ligjore), besoj që presidentja apo ushtruesja e detyrës, Vjosa Osmani do e thërras seancën më shpejt duke pasur parasysh rëndësinë për t’u krijuar institucionet legjitime që kanë dal nga votat e qytetarëve, e pastaj që padyshim besoj që aty afër do formohet edhe qeveria e re që është shumë e rëndësishme edhe për shkak të pandemisë që po përballemi por jo vetëm. Unë besoj që nëse gjithçka shkon kështu siç aktualisht po shkon, fundi i marsit padyshim që do na zë me qeveri të re, dhe pastaj me duhet të bëhemi gati që ta zgjedhim edhe presidentin e ri për faktin se aktualisht jemi me ushtruese detyrës dhe ditët po shkojnë. Pra, ne jemi si me thënë edhe peng i kësaj sepse ne duhet të veprojmë më shpejt në mënyrë që Kosova të mos mbetet pa zgjedhjen e presidentit të ri”, theksoi Haxhiu.
Haxhiu, duke shprehur gatishmërinë që edhe në Qeverinë Kurti 2 të marrë përgjegjësitë si ministre e Drejtësisë, tha se ende nuk dihen emrat e ministrave dhe zëvendësministrave të kabinetit të ri qeveritar.
Mirëpo, Haxhiu garantoi se ministrat e rinj, emrat e të cilëve që do të bëhen shpejt të ditur, do të jenë persona me integritet të lartë moral, politik dhe profesional.
“Ajo çka dihet tani për tani është emri i kryeministri dhe emri i presidentes, zotëri Albin Kurti kryeministër i ardhshëm dhe zonja Vjosa Osmani presidente e ardhshme. Nuk dihen ende emrat e zëvendëskryeministrave apo emrat e ministrave apo ministreve, dhe besoj që shumë shpejt ajo do bëhet publike. Ne jemi në fazat e komunikimit edhe brenda partisë, besoj që shumë shpejt do i kemi për qytetarët edhe emrat e Qeverisë Kurti 2. Ajo çka dihet patjetër është se do jenë persona që do ta kenë integritetin më të lartë profesional, moral dhe politik, sepse me aq shumë sfida do përballemi sa që vetëm një qeveri e tillë me persona të tillë do ia dal mbanë. Unë do jem aty kudo që e vlerëson dhe konsideron Lëvizja Vetëvendosje dhe organet e partisë, padyshim që asnjëherë nuk i jam frikësuar pozicioneve që kam mbajtur dhe do i kryej me përgjegjësinë më të lartë morale dhe qytetare”, thotë ajo.
Haxhiu tha se tashmë kanë nisur diskutimet me disa përfaqësues të komuniteteve joserbe. Ndërsa u shpreh se tashmë Elbert Krasniqi dhe Emilia Rexhepi do të votojnë Qeverinë Kurti 2.
“Tashmë siç e keni parë ne i kemi 58 deputetë të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, për ta bërë qeverinë na duhen edhe 3. Tashmë ne jemi në komunikim me disa përfaqësues të komuniteteve jo shumicë në Kosovë. .Ju e dini bashkëpunimin tonë që kemi pasur me Elbert Krasniqin nga IRDK, ai fatmirësisht ka fituar mandatin e deputetit që do jetë bashkë me ne, po ashtu në këtë rrugëtim është edhe Emilia Rexhepi. Në anën tjetër jemi edhe me disa deputetë duke komunikuar në mënyrë që të marrim mbështetjen për qeverinë e re. Unë besoj që edhe për komunitetin që përfaqësojnë deputetët, qoftë të komunitetit turk, boshnjak, ashkalinj, romë, egjiptian është e rëndësishme që ta mbështesin një qeveri e cila nuk do bëjë dallime tek komunitetet por do i trajtoj qytetarët në mënyrë të barabartë. Prandaj, unë mendoj se qeveria duhet të formohet sa më parë“, deklaroi ajo.
Anëtarja e kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu ka folur edhe për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente të Kosovës. Ajo tha se votat që ajo mori në zgjedhjet e 14 shkurtit duhet të merren seriozisht nga partitë në opozitë.
Madje, ajo tha se pas formimit të qeverisë do të nisin edhe komunikimin me këto parti për të zgjidhur edhe çështjen e presidentit.
“Votat që ka marr zonja Osmani janë sinjal i qartë që subjektet opozitare duhet ta trajtojnë seriozisht këtë çështje në mënyrë që ta jetojnë vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit. Padyshim që ne do kemi komunikime tona me ato subjekte sepse nuk do shkojmë në një seancë me njëfarë arrogance dhe jo ju duhet të qëndroni në sallë, por besoj që do e trajtojnë seriozisht pozicionin e tyre në raport me zgjedhjen e presidentes…Jo deri tani nuk kemi asnjë komunikim apo takim me subjektet tjera, presim të konstatohet Kuvendi i Kosovës, e pastaj qeveria në mënyrë që të kemi takime apo komunikime me ta”, u shpreh Haxhiu.
Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit u rendit partia e parë me 49.9 % të votave të fituara. E pasuar nga PDK me 16.9 %. LDK me 12.64 % renditet partia e tretë. AAK fitoi 7.07%. Lista Srpska ka fituar 10 vendet e rezervuara në Parlamentin e Kosovës për komunitetin serb, ndërsa 10 vende u takojnë pakicave joserbe./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania