LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu paralajmëron padi për Thaçin në Gjykatën e Zvicrës

Haxhiu paralajmëron padi për Thaçin në Gjykatën e Zvicrës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ashpër ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili ka shpërndarë disa pamje që sipas tij dëshmojnë inkriminimin e Grupit Kurti dhe familjes politike të Haxhiut.

Haxhiu ka thënë se presidenti është duke shpifur për qëllime të pista dhe se për këtë janë duke u konsultuar me avokatë për ta paditur Thaçin në Gjykatën e Zvicrës, transmeton Telegrafi.

Thaçi vazhdon akuzat kundër Kurtit dhe Vetëvendosjes, thotë se është koha të përballen me drejtësinë
Lexo po ashtu Thaçi vazhdon akuzat kundër Kurtit dhe Vetëvendosjes, thotë se është koha të përballen me drejtësinë

“Dje akuzoi që familja ime ka laborator droge, ndërsa sot, thekson familja politike. Sikur herën e parë po ashtu edhe herën e dytë, ai ka shpifur me qëllime të pista. Ju njoftoj që lidhur me akuzat e shpifjet e tij, familjarët e mi me shtetësi zvicerane janë duke u konsultuar me avokatë për ta paditur Hashim Thaçin, në Gjykatën e Zvicrës”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.


Haxhiu ka thënë se policia duhet të demantojë Hashim Thaçin.

“Në anën tjetër policia DUHET ta demantojë Hashim Thaçin sepse ata i kanë informacionet e sakta. Le të dalin e të flasin publikisht”, vijon shkrimi i Haxhiut. /Telegrafi/