LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Nuk do të lejohet bosnjëzimi i Kosovës, Hoti duhet të largohet sa më parë

Haxhiu: Nuk do të lejohet bosnjëzimi i Kosovës, Hoti duhet të largohet sa më parë

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti po vrapon andej e këndej vetëm për të jetësuar marrëveshjen për Zajednicën.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Hoti duhet ta ketë të qartë që sado zellit të tij për t’i ofruar koncesione Serbisë, nuk mund të ketë Zajednicë dhe nuk do të lejohet bosnjëzimi i Kosovës.

“Fatkeqësisht Kosova sot ka një kryeministër ilegjitim që po mundëson kudo interesat e Serbisë, duke e vënë në dyshim shtetësinë e Kosovës. Ai duhet të largohet sa më parë”, ka shkruar Haxhiu.


Postimi i plotë i Haxhiut.

Avdullah Hoti po e injoron tërësisht aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e komunave me shumicë serbe apo Zajdenicën siç e përkufizon realisht interesin e Serbisë.

Përkundër që Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se plot 23 nene shkelen me atë marrëveshje, Hoti po ngarend andej e këndej vetëm për të jetësuar atë marrëveshje të dëmshme e cila e bosnjëzon Kosovën!

Zajdenica nuk ka arritur të jetësohet që 7 vite për shkak të rezistencës qytetare dhe opozitare.

Prandaj, Hoti duhet ta ketë të qartë që sado zellit të tij për t’i ofruar koncesione Serbisë, nuk mund të ketë Zajednicë dhe nuk do të lejohet bosnjëzimi i Kosovës.

Fatkeqësisht Kosova sot ka një kryeministër ilegjitim që po mundëson kudo interesat e Serbisë, duke e vënë në dyshim shtetësinë e Kosovës. Ai duhet të largohet sa më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori