LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Në bazë të Konventës për Ekstradim, Serbia detyrohet ta dorëzojë Radoiçiqin

Haxhiu: Në bazë të Konventës për Ekstradim, Serbia detyrohet ta dorëzojë Radoiçiqin
Foto: Arkiv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njoftoi se ka bërë kërkesë për futjen e emrit të Millan Radoiçiqit në listën e të kërkuarve nga Interpol.

Sipas ministres, futja e Radoiçiqit në këtë listë, bazuar në Konventën për Ekstradim, përbën një kërkesë me fuqi juridike për arrestim të përkohshëm, me qëllim ekstradimin.

“Proceduralisht, sipas kësaj Konvente, Serbia detyrohet të arrestojë kryeterroristin Millan Radoiçiq dhe të tjerët që janë të përfshirë, duke siguruar arrestim të përkohshëm për 40 ditë. Gjatë kësaj periudhe, Kosova do të dorëzojë kërkesën për ekstradim, siç bëjmë në të gjitha rastet e tjera. Serbia, brenda afatit, detyrohet ta dorëzojë atë në Kosovë,” deklaroi Haxhiu.


Ajo theksoi se është jetike që të bëhet trysni ndaj Serbisë për dorëzimin e Radoiçiqit, duke shtuar se institucionet kosovare kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për këtë proces.

“Ministria e Drejtësisë, së bashku me Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës, ka kryer të gjitha veprimet për dorëzimin e tij në territorin e Republikës së Kosovës,” shtoi ajo.

Në orët e para të 24 shtatorit 2023, një njësi policore në patrullim në fshatin Zveçan raportoi se dy kamionë ishin vendosur në urën që të çon drejt fshatit Banjskë, ku ndodhen dhjetëra shtëpi.

Përgjegjësinë për sulmin dhe logjistikën e tij e kishte marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili u arrestua më 3 tetor 2023 në Beograd.

Radoiçiq u intervistua nga Prokuroria në Serbi, por u lirua dhe po hetohet në gjendje të lirë, duke vazhduar të jetojë në Serbi.

Ai prej vitesh është nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për dyshime lidhur me korrupsion dhe krim të organizuar.

Në trend Lajme

Më shumë
A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Lajme
Vrasja te

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Drejtësi
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Dy vrasjet që tronditën Vushtrrinë, a do të kenë efekt masat e ndërmarra nga komuna?

Dy vrasjet që tronditën Vushtrrinë, a do të kenë efekt masat e ndërmarra nga komuna?

Siguri
Pacientët përfitojnë, farmacitë ankohen - Si po ndikon unifikimi i çmimeve të barnave në tregun farmaceutik?

Pacientët përfitojnë, farmacitë ankohen - Si po ndikon unifikimi i çmimeve të barnave në tregun farmaceutik?

Shëndetësi
Kalo në kategori