LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Mania prej “perandori” e Kurtit, shkarkime bordesh në mesnatë e emërim i njerëzve të partisë

Haxhiu: Mania prej “perandori” e Kurtit, shkarkime bordesh në mesnatë e emërim i njerëzve të partisë

Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ajo ka thënë përkundër shkarkimit me dy të tretat e votave në Kuvendin e Kosovës, shfrenimi i tij nuk ka të ndalur.

Haxhiu ka theksuar se Kurti po vazhdon me vendime në orët e mesnatës, duke shkarkuar borde e duke emëruar në vendin e të shkarkuarve njerëzit e Vetëvendosjes.


“Edhe pse i shkarkuar me mbi dy të tretat e votave të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, shfrenimi i Albin Kurtit nuk ka të ndalur. Shkelje të Kushtetutës nga mania për të qenë “perandori”, vendime të vazhdueshme në orët e mesnatës e shkarkime bordesh. Skandaloz emërimi i tyre nga njerëz të VV. Ky është “vizioni” i tij për shtetndërtim. Këto veprime kundërligjore nuk janë vetëm elemente të qarta të kapjes së shtetit nga “emisarë politikë”, por cenojnë rëndë integritetin dhe kredibilitetin e njerëzve profesionistë nëpër ato borde, të zgjedhur edhe në koordinim me partnerët tonë ndërkombëtarë”, ka shkruar ajo.

Haxhiu edhe më skandaloze i janë dukur deklaratat e ministres në detyre, Rozeta Hajdari, e cila ka thënë se bordet janë të përkohshëm dhe emergjentë.

“E për të qenë skandali akoma edhe më i vrazhdë, mjafton të lexojmë deklaratat pa kripë, të Rozeta Hajdarit, kur thotë se këto borde janë të përkohshme dhe emergjencë e pranverës. Ç’farë “shpikje” është kjo? Prandaj zhgënjimi i atyre që të besuan,veç sa ka filluar. “Shpresa” e 26% nuk kthehet kështu. Kështu vepron ai që pushtetin e do më shumë se Shtetin!”, ka shkruar Haxhiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori