LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu kritikon emërimin e Bahri Hysenit në krye të KPK-së, thotë se duhet vetting

Haxhiu kritikon emërimin e Bahri Hysenit në krye të KPK-së, thotë se duhet vetting

Emërimin e Bahri Hysenit në krye të Këshillit Prokurorial të Kosovës, deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu e ka cilësuar “si kapje të sistemit të drejtësisë”.

Në një postim në rrjetin social facebook, Haxhiu ka shkruar se votat për Bahri Hysenin, “u renditën si rruzat n’pe”.

“Sa herë pushteti aktual flet për sistemin e drejtësisë, në fakt është e qartë që po përgatiten për kapjen edhe më shumë të tij. Kësisoj ndodhi edhe së fundi me zgjedhjen e Bahri Hysenit në krye të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Ai i mori 10 vota për, me asnjë votë kundër e me asnjë abstenim nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, pra me një diciplinë militariste, si rruzat n’pe, u renditën krejt votat për Bahriun!”, ka shkruar Haxhiu.


Ajo ka thënë se në Kosovë ka nevojë për Vetting, që në krye të institucioneve “të mos emërohen njerëz si Bahri Hyseni”.

Bahri Hysenin, deputetja e VV-së e ka cilësuar si subjekt hetimi për afera korruptive.

“Çka mund të themi sot kur nga subjekt dyshimi e hetimi për aferë korruptive, Bahri Hyseni bëhet shef i organit për emërimin dhe shkarkimin e prokurorëve, përfshirë këtu edhe kryeprokurorin?! Është e qartë, me këtë nomenklaturë të njerëzve nuk ka as drejtësi, as zhvillim sikurse është e qartë që po të kishim vetting, asnjëherë në krye të institucioneve nuk do të mund të instaloheshin njerëz të tillë”, ka shkruar deputetja e VV-së në facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori