LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu kërkon dorëheqjen e Dërgutit nga Kryesia e Kuvendit

Haxhiu kërkon dorëheqjen e Dërgutit nga Kryesia e Kuvendit

Deputetja Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që Aida Dërguti, e cila ishte caktuar anëtare e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës derisa ishte në Vetëvendosje, ta lirojë këtë post pasi më nuk e përfaqëson partinë e Albin Kurtit.

“Në emër të grupit parlamentar unë sot kërkova që zonja Dërguti që është anëtare kryesisë që deri tani e ka përfaqësuar LVV-në të dorëhiqet, sepse nuk e përfaqëson më LVV-në, ose ne qysh nesër do të vazhdojmë me procedurat për shkarkimin e saj që do duhej ta bënte Kuvendi i Kosovës. Për mua mbetet e pakuptimtë që të vazhdojë të mbetet anëtare e Kryesisë, për sa kohë nuk përfaqëson Vetëvendosjen, nuk përfaqëson vullnetin politik të deputetëve të LVV-së dhe po të kishte moral në politikë sigurisht që Dërguti do duhej të dorëhiqej nga kjo pozitë që mbanë në emër të VV-së dhe me votat e qytetarëve që kanë votuar VV-në. Unë sot nuk pash ende në sqarim, se pse ende nuk është dorëhequr nga detyra që ka. Nëse nuk dorëhiqet ne do të kërkojmë shkarkimin e saj”, tha Haxhiu.

Gjatë ditës Grupi i Pavarur i Deputetëve ka dërguar kërkesë në administratën e Kuvendit për formimin e Grupit Parlamentar prej 12 deputetësh.


Në mbledhjen e Kryesisë u bë e ditur gjithashtu, edhe për përfaqësimin që do të ketë ky grup në organet e Kuvendit dhe të drejtat që gëzon konform rregullores së Kuvendit. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori