Ndarja e 300 mijë eurove nga Qeveria e Kosovës për Ekipin negociator për dialogun me Serbinë, të cilin Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetues është bërë pa asnjë bazë ligjore. Kështu pohon deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila thotë se këta të fundit duhet të japin përgjegjësi penale ose t’i kthejnë mjetet e shpenzuara në buxhetin e Kosovës.
Kritika ka adresuar për kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të cilin thotë se duhet të japë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi ka tradhtuar vullnetin e qytetarëve të kryeqytetit.
Deputetja e VV-së i sheh zgjedhjet si të vetmen alternativë për të dalë nga situata në të cilën ndodhet Kosova.
“Këtu nuk ka pasur ligj, sepse ligji ka qenë duke u kontestuar. Qeveria ka bërë shkelje me ndarjen e atyre mjeteve, por tash ne nuk jemi në dijeni sesa prej asaj shifre e kanë shpenzuar. Për këtë, do të duhej që menjëherë, qysh sot të dalin dhe të bëjnë transparente shumën që e kanë shpenzuar, qoftë si ekip në këto vizita, hotelet, meditjet etj., qoftë edhe militanëtët partiakë që këta persona i kanë angazhuar kinse si ekspert. Do me thënë, këta ose duhet të japin përgjegjësi penale për secilin shpenzim apo për secilin cent që e kanë shpenzuar, ose duhet t’i kthejnë cent për cent buxhetit të Republikës të Kosovës, të gjitha paratë që i kanë shpenzuar në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare”, thotë ajo.
Ajo sqaron edhe atë që sipas saj, tregon vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Gjykata Kushtetuese na ka treguar që presidenti nuk e ka mandatin për të udhëhequr politikën e jashtme dhe për të përfaqësuar Kosovën në dialogun me Serbinë. Pra, gjatë gjithë kësaj kohe, presidenti Thaçi ka qenë në shkelje kushtutuese dhe e dyta, ekipi negociator është një organ mbi Kuvendin, mbi qeverinë, dhe kjo është një shkelje flagrante e kompetencave të Kuvendit dhe të Qeverisë”, thekson ajo.
Duke komentuar deklaratat e bashkëkryesuesit të Ekipit negociator, Shpend Ahmeti, i cili pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga ky post, Haxhiu shprehet se pozicioni i tij në këtë rast është inekzistent.
Madje ajo shton se Ahmeti duhet të japë dorëheqje nga pozita e të parit të Prishtinës, pasi ka tradhtuar besimin e qytetarëve.
“Dorëheqja mund të ndodhë kur tashmë e ke një pozicion të caktuar, por jo kur ai pozicion është inekzistent, siç ka qenë roli i bashkëkryesuesit. Prandaj, nuk ka pasur nevojë që të japë dorëheqje nga ky ekip është joekzistent… Dorëheqje do të duhej Shpend Ahmeti të jap nga kryetari i Prishtinës, për shkak që ka tradhtuar vullnetin e qytetarëve të Prishtinës. Por ai nuk e bënë atë, sepse e di që më as nuk do të fitojë, e besa besoj se as nuk do të kandidojë. Dorëheqja ka qenë një deklaratë qesharake se s’ka prej çka tërhiqet”, thotë Haxhiu.
Në këto rrethana, Haxhiu përsërit se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“Ne jemi për dorëzim të mocionit. Këtu LDK-ja ka një mendim ndryshe, që nuk duhet të procedohen nënshkrimet pa i pasur 61 nënshkrime. Unë mendoj se është kohë e humbur nëse do të presim një listë prej 61 nënshkrimeve. Duket që është goxha vështirë e arritshme. Më mirë ta procedojmë në Kuvend mocionin me 58 nënshkrime sa i kemi dhe pastaj shohim se si do të votojnë deputetët”, deklaron ajo.
Ndryshe, në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se delegacioni shtetëror, i cili është themeluar me ligjin e kontestuar, nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe nuk është i paraparë brenda formës së qeverisjes dhe ndarjes së pushtetit./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Arrestimi i Veliajt, Basha përshëndet vendimin e SPAK-ut: Bashkia e Tiranës një vatër korrupsioni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veliaj-basha-380x233.png)
Arrestimi i Veliajt, Basha përshëndet vendimin e SPAK-ut: Bashkia e Tiranës një vatër korrupsioni
![Drejtoria e Doganave: Kallëzime penale edhe ndaj tetë personave tjerë për krime me automjetet e përdorura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/01/Kufi_dogana-750x430-1-380x233.jpg)
Drejtoria e Doganave: Kallëzime penale edhe ndaj tetë personave tjerë për krime me automjetet e përdorura
![Arrestimi i Veliajt, reagon Berisha: Po shembet piramida e krimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veliaj-berisha-380x233.png)
Arrestimi i Veliajt, reagon Berisha: Po shembet piramida e krimit
![Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/10komuna-780x439.jpg)
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haradinaj_kurti-780x439-1-780x439-1.png)
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij
![Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komunat-780x439.jpg)
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe