Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas sulmit terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator ka shprehur qëndrimin e saj nëse duhet të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ajo ka theksuar se pas këtij sulmi, diskutimet për vazhdimin e dialogut janë të paarsyeshme, duke argumentuar se kërkesat për vazhdimin e dialogut nuk duhet të kishin qenë një prioritet pas këtij sulmi terrorist.
Ministrja Haxhiu ka thënë se është e rëndësishme që pas sulmit terrorist në Kosovë, përqendrimi duhet të jetë në kërkesat për sanksione ndaj Serbisë.
“Unë mendoj që diskutimet për vazhdimin e dialogut pas 24 shtatorit janë komplet të paarsyeshme. Kërkesat që dialogu të vazhdojë unë mendoj që nuk është dashur të na vinin. Për faktin që gjithçka para 24 shtatorit ka mundur të jetë ndryshe”.
“Ne e kemi ditur kush është Serbia, e kemi thënë në vazhdimësi atë, mirëpo pas 24 shtatorit ku kemi pasur sulm terrorist në territorin tonë e ku është vrarë një polic, i gjithë fokusi jonë duhet të vendoset tek kërkesa për sanksione ndaj Serbisë, dhe kjo kërkesë i shkon partnerëve tanë, vendeve mike, vendeve që e kanë mbështetur Republikën e Kosovës, sikurse vendet e BE-së, SHBA-ja, që janë partnerët tanë strategjik”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka shprehur besimin se kjo kërkesë për sanksione do të ketë mbështetjen e partnerëve të Kosovës, përfshirë vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë partnerët strategjikë të Kosovës.
Ministrja Haxhiu ka gjithashtu theksuar se veprimet e Serbisë, duke përfshirë arrestimin e personit të dyshuar për sulmin terrorist, tregojnë që Serbia ka qëllimin e saj të aneksimit të territoreve në Kosovë.
“Me diskutua për dialogun në një situatë të tillë, e kemi parë dje që kishe e kanë ndaluar terroristin Radojçiq, dhe i kishin vendosur disa ndalesa edhe konfiskim apo çka ishte ajo për pasaportën vetëm kinse të mos shkojë në Republikën e Kosovës, këto janë fazat e Serbisë, ajo po tregon se përnjëmend është e futur nga fillimi deri në fund këtë sulmin terrorist, në këtë përpjekjen e saj për ta aneksuar”.
“Prandaj me një Serbi të tillë unë mendoj që pas 24 shtatorit çfarëdo diskutimi për dialogun nuk është se na shërben pra duhet të fokusohemi tek kërkesa për sanksione dhe në anën tjetër tek siguria për Republikën e Kosovës”, ka deklaruar tutje ministrja Haxhiu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Qeveria të miratojë propozimet tona për ekonominë, të largohet TVSH-ja për produktet kryesore ushqimore
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndau 35 banesa sociale në Koçan
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij
LDK me tubim të madh në Viti, Lumbardh Salihu: Sot më keni bërë shumë krenarë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve