LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Delegacioni kosovar hoqi dorë nga pavarësia e Kosovës dhe solli marrëveshje të dëmshme në kundërshtim me Kushtetutën

Haxhiu: Delegacioni kosovar hoqi dorë nga pavarësia e Kosovës dhe solli marrëveshje të dëmshme në kundërshtim me Kushtetutën

Pas nënshkrimi të marrëveshjes ekonomike mes Kosovës e Serbisë, e cila u bë në Shtëpinë e Bardhë me pjesëmarrje edhe të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kanë reaguar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila vjen nga kjo parti ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe delegacioni i tij, të cilin ajo e quan të paligjshëm, i kanë sjellë Kosovës edhe një dëm.

Këto janë pikat e marrëveshjes të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë
Lexo po ashtu Këto janë pikat e marrëveshjes të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë

Ajo ka shkruar se ky delegacion ka hequr dorë nga pavarësia e KOsovës dhe kanë sjellur marrëveshje të dëmshme për vendin dhe në kundërshtim me Kushtetutën.


Postimi i plotë:

Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm ia sollën Kosovës dëmet e radhës!

E quajtën “Marrëveshje historike për njohje” ndërsa hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Ujmanin e ndanë me Serbinë, hoqën dorë nga anëtarësimi i Kosovës në Organizata ndërkombëtare, pranuan anëtarësimin në Mini-shengenin ballkanik e dalje Serbisë në Detin Adriatik.

Marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen! /Telegrafi/