Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një intervistë për Telegrafi.com, ka folur për gjendjen në të cilën e ka gjetur ministrinë, për procesin e noterëve dhe Vettingut si dhe për prioritetet e sfidat tjera që e presin ministrinë që ajo e drejton.
Haxhiu ka thënë se aktualisht është duke e rishikuar secilin dokument në të cilin kanë punuar udhëheqësia e kaluar. Ajo ka thënë se Ministrinë e Drejtësisë e presin shumë sfida.
Duke folur për procesin e noterisë, Haxhiu ka thënë se brenda kësaj jave pritet të anulohet ky proces.

“Siç e përmenda Ministria e Drejtësisë pritet të jetë njëra ndër ministritë që do të ballafaqohet me shumë sfida. Në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë na pret ndoshta brenda kësaj jave një vendim për anulimin e procesit të noterisë. Siç e dini që në këtë proces ka humb besimi për faktin se kanë arritur të kalojnë provimin njerëz të cilët kanë pasur lidhje familjare e partiake me pushtetin e kaluar. Qëllimi i jonë është që ky proces të jetë transparent dhe i ligjshëm, dhe kështu kemi vendosur që ta kthejmë në pikën zero”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka shtuar se pas anulimit të këtij procesi do të shkarkohen edhe anëtarët e komisionit, duke theksuar se ka pasur pazare nga ana e pushtetit të kaluar sa i përket procesit të noterisë.
“Me letra janë krejt në rregull, por edhe përkundër këtyre letrave që unë i kam në disponim fshihet një pazar që e kanë bërë për të mundësuar që njerëzit që kanë lidhje qoftë familjare qoftë partiake të kalojnë provimin e noterisë. Unë e di që brenda këtij provimi kanë kaluar edhe njerëz meritor që janë meritor. Brenda kësaj jave do të merret vendimi për anulim. Si veprim së pari do të jetë anulimi i këtij procesi dhe pastaj shkarkimi i anëtareve që kanë qenë pjesë e komisionit”, tha Haxhiu për Telegrafin.
Ministrja Haxhiu tutje shtoi se një prej shqetësimeve që kanë pasur edhe personat që kanë kaluar këtë provim ka qenë shpenzimi, pra ata kanë paguar një vlere prej 100 euro për ta paraqitur këtë provim.
Haxhiu shtoi se kjo çështje do të zgjidhjet sapo të shpallet konkursi i ri.
“Pas shpalljes së konkursit ata do të mund të lirohen nga pagesa, jo të gjithë por vetëm ata që e kanë kaluar provimin me shkrim dhe me gojë”, tha ajo.
Haxhiu theksoi se ata të cilët e kanë kaluar me meritë provimin nuk u intereson që të dalin nga një proces i komprometuar i noterisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame