Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi aktualisht ndodhet në veri të Mitrovicës.

KosovaPress mëson se ai ka shkuar tash disa orë në atë pjesë dhe shpejt pritet të mbajë edhe një fjalim.


Thaçi për gjysmë ore ka lunduruar me barkë në Ujman.

Bashkë me presidentin ishte edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qala dhe ministri i financave, Bedri Hamza.

Ai ka qëndruar edhe në pikën kufitare në Bërnjak.

Ndërkohë forca të shtuara të policisë ndodhen atje për sigurinë e tij.

Pikërisht për prezencën e tyre tashmë ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Siç raportojnë mediat serbe ai ka thënë ushtrisë së tij që të qëndrojnë në gatishmërinë më të lartë ushtarake, meqë ROSU ndodhet në Ujman.

Thaçi pas këtij vende pritet t’i drejtohet FSK-së me një fjalim. /Telegrafi/

42738331 320433151869319 7826896612067639296 n

42851946 301838297282174 3527945248569294848 n

42719797 922118661315837 8406342916397596672 n