Luan Hasanaj nga Let’s Do It-Ta pastrojmë Kosovën ka treguar se vitin që  kemi lënë pas organizata e tij ka kryer disa aksione të pastrimit si dhe mbjellje drunjsh.

Hasanaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se mjedisi në Kosovë ndotet kryesisht nga faktori njeri dhe kompanitë ndërtuese.


“ Let’s Do It-Ta Pastrojmë Kosovën gjatë vitit që lamë pas ka realizuar aktivitete të vazhdueshme mjedisore: aksione pastrimi, mbjellje drunjsh, vendosje shportash, trajnime, monitorimin e zbatimit të udhëzimit administrativ për ndëshkimet me gjoba mandatore, kemi themeluar rrjetin e ambientalistëve ‘We Are One’, si dhe kemi organizuar aktivitete të rregullta tjera vetëdijesuese në rrjete sociale dhe media. Ndotja e mjedisit në Kosovë rrezikohet kryesisht nga faktori njeri, kompanitë ndërtuese, biznese të ndryshme, mungesa e investimeve në projekte mjedisore si dhe nga mos zbatimi i ligjeve nga ana e institucioneve”, ka thënë ai.

luan aaa Luan Hasanaj nga Let’s Do It-Ta pastrojmë Kosovën

Në Kosovë siç tha Hasanaj ekzistojnë mbi 1,000 deponi ilegale të mbeturinave të cilat kryesisht krijohen nëpër prona publike dhe lumenj.

Hasanaj po ashtu tha se: "Zgjidhja e problemeve të ndotjes së mjedisit nuk mund të bëhet përderisa mungojnë investimet në projekte mjedisore, përmirësim i kushteve të kompanive të pastrimit, si dhe hartimi i politikave të cilat i mbështesin bizneset të cilat do të fillonin riciklimin e mbeturinave". /Telegrafi/

320591862 721668979318574 2257203203122678527 n Fotografi të bëra nga Let's Do It Kosova

320902164 842506953719806 3410887164903706877 n Fotografi të bëra nga Let's Do It Kosova

320564570 520685846692869 1327272032559422535 n Fotografi të bëra nga Let's Do It Kosova

320954455 877069320175013 103555427817332016 n

Fotografi të bëra nga Let's Do It Kosova